Me pjesmarrjen e mbi tetëdhjetë vetëve, studjues e intelektualë nga gjithë trojet shqiptare si dhe nga diaspora, në këtë tubim të veçantë, u realizua ky sesion shkencor në kujtim të 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të klerikut të madh shqiptar, Dom Nikollë Kaçorrit. Fakti që u organizua ky sesion në qytetin e Durrësit ka të bëjë me atë që kleriku i madh ka shërbyer në këtë qytet mbi njëzet vjet jo vetëm si klerik por si atdhetar, studjues, qeveritar etj. Në qytetin e Durrësit ndodhet edhe busti i tij.
Si organizator i këtij eventi unë shpreh kënaqësinë që mbi njëzetë studjues referuan në qytetin tonë.
Kryetari i shoqatës “Trojet e Arbërit” Mr. sc. Nue Oroshi hapi pjesën solemne duke i ftuar të gjithë pjesmarrësit të këndojnë Hymnin Kombëtar. Pastaj ai kujtoi shkurtimisht jetën e dy veprimtarëve të ndjerë Ëilly Kamsi dhe Gjelosh Gjokaj të cilët u ndanë nga jeta kohët e fundit. Vetë presidenti Nue Oroshi recitoi plot pasion dhe intonacion poemën e Ernest Koliqit “Kanga e Kapidan Markut”.
Kjo pjesë interesante solemne e këtij sesioni shkencor, u mbyll me një falenderim për të gjithë pjesmarrësit.
Seanca e dytë, natyrisht ajo më e gjata u drejtua nga Nue Oroshi, Tomë Mriaj, Eugjen Merlika, Riza Sadiku, Rukije Rama, Fatmir Minguli. Dhe u hap me fjalën e Dr. Nikollë Tomës e cila trajtoi jetën dhe veprimatrinë e Dom Nikollë Kaçorrit në Kuvendet Kombëtare. Sali Ajazi, autor i një libri monografik për Dom Nikollë Kaçorrin, trajtoi personalitetin e klerikut Kaçorri si nënkryetar i Qeverisë së Vlorës.
Eugjen Merlika, një studjues i përkorë i probleve historike e konsideroi Dom Nikollë Kaçorrin si Apostull të bashkimit të shqiptarëve. Tom Mriaj, autor i disa librave dhe që jeton e punon në SHBA, Në temën e tij e radhiti imzot Nikollë Kaçorrin njerin ndër baballarët e Kombit. Fatmir Minguli si një studjues nga Durrësi trajtoi figurën e Dom Nikollës në periudhën e Mbretërisë së Princ Vidit, duke dhënë fakte interesante nga veprimtaria e veçantë e klerikut shqiptar.
Dr. Sc. Mehmet Rukiqi në temën e tij analizoi kontributin e Dom Kaçorrin në letërsinë gojore shqiptare. Ndërsa studjuesi dhe autori i shumë librave, mes tyre dhe një monografi për Nikollë Kaçorrin, Dr. Nikollë Loka trajtesën e tij e mbështeti në ndihmesat e mëdha të Dom Nikollë Kaçorrit në kulturën dhe arsimin shqiptar. Mr. sc. Rezehana Hysa e radhiti në tempn e saj Dom Nikollë Kaçorrin ndër arkitektët e Pavarsisë së Shqipërisë.
Dr. sc Besim Morina foli për kontributin fetar dhënë kishës Katolike nga imzot Nikollë Kaçorri. Presidenti i shoqatës “’Trojet e Arbërit” zoti Nue Oroshi paraqiti para pjesmarrësve të sesionit shkencor dokumentin origjinal të Memorandumit të Dom Nikollë Kaçorrit dhe të tjerëve dërguar Perandorit dhe Mbretit të Austro- Hungarisë, Franc Jozef më 13 nëntor 1912.
Pjesmarrësit në këtë sesion i përshëndeti me një fjalë edhe meshtari me banim në Amerikë klrik i fuqishëm ndër më të njohurit për çështjet kombëtare don Anton Kçira. Ai gjatë përshëndeti punimet e këtij sesioni shkencor shumë me vlera dhe krejt i veçantë. Në fjalën e tij ai dha vlerësimin dhe kontributin e madh të imzot Nikollë Kaçorrit, nënkryetarit të parë të Shqipërisë. Don Anton Kçira trajtoi edhe kontributin e Don Pren Kolës për gjetjen dhe sjelljen e eshtrave të Dom Nikollë Kaçorrit në Shqipëri e që prehen në kishën e bekuar Santa Luçia të Durrësit.
Gjatë sesionit u bënë diskutime nga pjesmarrësit si Zoti Sabri Maxhuni, personalitet në lëmë të historisë dhe të biznesit, mbështetës i sesioneve të shumta të intelektualëve të shoqatës ”Trojet e Arbërit”. Ai në fjalën etij përshëndetëse shtoi se Dom Nikollë Kaçorri mbetet në kujtesën tonë si atdhetar dhe klerik dinjitoz për çështjen e Shqipërisë, për prosperitetin e saj. Zonja Valdete Dërralla, mbesë e Mehmet Pashë Dërrallës foli për kontributin e antarëve të qeverisë së Ismail Qemalit, ndërsa Fran Kaçorri, i afërt i familjes së Dom Nikollë Kaçorrit në emër të shoqatës “Nikollë Kaçorri” shpërndau shumë çertifikata për ata që kanë kontribuar në përjetësimin e klerikut të madh shqiptar, Dom Nikollë Kaçorri. Prishtinasi Sadik Maxhari, i veshur me kostum kombëtar shqiptar veç diskutimit të tij recitoi poezi me karakter kombëtar.
Në fund të trajtimit të temave dhe diskutimeve ctë ndryshme u shafaq filmi dokumentar për Dom Nikollë Kaçorrin, prodhim dinjitoz i TV Prizrenit, i realizuar nga Enver Sulaj. Ky film ishte si të thuash një shoqërim plot vlera i gjithë këtij sesioni shkencor. Gjithçka në veprimtarinë e këtij sesioni u përkujdes nga sekretaria e përbërë nga Leonora Laçi, Reze hana Hysa dhe Kristinë Dedaj.
Në këtë sesion shkencor kishte dhe tema të tjera të përgatitura si nga Uran Butka, Don Gjergj Meta, prof. dr. Kastriot Marku, Prof. Dr.Muhamet Shatri. Mungesa e prof. Shatrit qe për shkaqe shëndetësore, por dihet se ai ka qenë mbështetës i vazhdueshëm në sukseset e shoqatës “Trojet e Arbërit”, Mërgim Korça, kumtesën e të cilit e lexoi zoti Nue Oroshi, Don Pren Kola, Kastriot Veselaj dhe Mikel Gojani që për arsye të ndryshme nuk ishin prezent, por që gjithsesi temat e tyre janë në mes studimeve të këtij sesioni shkencor të posaçëm për figurën e klerikut shqiptar Dom Nikollë Kaçorri.
dy.b/shqiptarja.com