In memoriam të Prof.Giovanni P. Martelli

In memoriam të Prof.Giovanni P. Martelli

Më datë 8 janar 2020 do të shuhej në moshën 85 vjecare në Bari, Itali Prof Giovanni Martelli, një personalitet i lartë i botës shkencore dhe akademike italiane dhe ndërkombëtare.

Profesor emeritus i Universitetit të Barit, Giovanni P. Martelli ishte një nga virologët më të njohur të bimëve nënivel botëror. Ai ishte i pari që individualizoi në rajonin e Pulia-s bakterin Xylella fastidiosa, i cili ka prekur në mënyrë masive dhe po shkakton dëme kolosale në ullishtarinë, prodhimin e vajit dhe më gjerë edhe ekonominë turistike puljeze, sidomos në rajonin e Leçes.

Gjatë karrierës së tij kërkimore ai ka përshkruar mbi tridhjetë virus të rinj, ka bërë karakterizimin e tyre biologjik, serologjik, ultrastrukturor dhe kohët e fundit atë molekular.

Profesor Giovanni Martelli, gjatë aktivitetit të gjatë shkencor të tij, ka realizuarme sukses misione studimore për Organizatën Boterore të Ushqimit dhe Bujqësisë(FAO), për Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), për Qendrën Kombëtare Italiane të Kërkimit (CNR), si dhe në një sërë vendesh si Marok, Algjeri, Tunizi, Libi, Egjipt Qipro, Izrael, Liban, Jordani, Siri, Turqi, Emiratet Arabe, Jemen, Afghanistan, Kinë, Japoni, Australi , Zelandë e Re, etj. Gjithashtu ai ka kryer vizita nëpjesën më të madhe të vendeve të Europës Lindore, duke vendosur raporte bashkëpunimi shkencor me institucione të ndryshme.

Ai ishte ndër promotorët për krijimin në vitin 1985 të Kursit Ndërkombëtar për Prodhimin dhe Mbrojtjen e Drufrutorëve Mesdhetare (aktualisht Integrated Pest Management of Mediterranean Fruit Crops) i organizuar në Institutin Agronomik Mesdhetar të Barit - të Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve të Larta Agronomike Mesdhetare (CIHEAM), ku bën pjesë si vend antar edhe Shqipëria, dhe të programit "Master of Science" në virologjinë bimore, po në këtë institut ndërkombëtar.

Per meritat e tij të shumta shkencore, Prof. Martelli ka qenë zgjedhur si akademik në disa akademi, ka fituar çmime të para apo medalje merite nga vende të ndryshme, ka qenë president i shoqatave te ndryshme shkencore dhe botues shkencor i disa revistave të mirënjohura të mbrojtjes së bimëve në nivel ndërkombëtar, etj.

Me ndryshimet demokratike në Shqipëri Prof.Martelli ishte ndër personalitetet e para shkencore italiane që do të vizitonte Shqipërinë dhe do të merrte kontakt me autoritetet qeveritare dhe institucionet e kërkimit shkencor duke shprehur gatishmërinë e tij për të dhënë ndihmesën dhe përvojën e tij shkencore në fushën e mbrojtjes së bimëve dhe për organizimin e zhvillimin e pemtarisë dhe vreshtarisë shqiptare në kushtet e një ekonomie tregu.

Fillet e punës shkencore së tij në Shqipëri i takojnë studimit të virozave të hardhisëne kuadrin e nje misioni FAO. Më vonë, në bashkëpunim me specialistët shqiptarë, me pasionin dhe rigorizitetin shkencor që e karakterizonte, ai do të përfshihej dhe angazhohej në studime e kërkime shkencore, të cilat lejuan vlersimin e gjendjes sanitare tëvreshtave, të kulturave frutore dhe të ullirit në Shqipëri, të cilat i paraprinë hartimit të projektit të mbështetjes fitosanitare nëndihmë të strukturave për prodhimin e fidanëve të certifikuar për frutikulturën dhe vreshtarinë mbi baza dhe koncepte të reja shkencore.

Janë të shumtë specialistët shqiptare të instituteve kërkimore dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët kanë ndjekur leksionet ose janëdrejtuar nga Prof.Martellit në Universitetin e Barit ose në Institutin Agronomik Mesdhetar të Barit, në kurset master në mbrojtjen e integruar të pemëve frutore.

Ai do të jepte një kontribut të çmuar në formimin e kualifikimin e specialistëve të Laboratorit të Mbrojtjes së Bimëve të Institutit të Mbrojtjes së Bimëve të Durrësit, për përvetësimin e teknikave të diagnostikimit të viruseve vegjetale dhe zbatimin në praktikë për shëndetsimin e prodhimin e fidaneve të pastërnga sëmundjet virusale. Jo me shume se tre vjet më parë, në shkurt 2017 Prof. Martelli mbajti një konferencë me shumë vlera në Qendrën e Transferimit të Teknologjive të Vlorës.

Në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh me Institutin Agronomik Mesdhetar të Barit,Prof.Martelli ka shërbyer si udhëheqes shkencor nërealizimin me sukses tëprojektit ‘’Prodhimi, konservimi dhe përdorimi i materialit shumëzues tëçertifikuar” zbatimi i të cilit solli risi të reja në fushën e frutikulturës. Ai ishte një mbështetës për pjesmarrjen e shkencëtarëve shqiptarënë rrjetet Mesdhetare të kërkimit shkencor i koordinuar nga ky Institut.

Një bashkëpunim i frytshëm është edhe ai në fushën e botimeve të punimeve shkencore të përbashkëtatëekipeve të shkencëtarëve të IAM Bari, të Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve të Universitetit të Barit dhe të institucioneve kërkimore shqiptare dhe pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të botuara në revista prestigjioze shkencore tëfushës së mbrojtjes së bimëve. Në të njëjtën kohë ai ka marrë pjesë në shumë takime shkencore dhe ekspedita të realizuara në Shqipëri, duke dhënë një kontribut të vyer për kolegët shqiptarë që morën pjesë në to.

Prof.Martelli me karizmën e tij, thjeshtësinëqë e kish të vetën dhe raportet njerzore që dinte t’i ndërtonte aq mirë me bashkëpuntorët e tij,studentët, kultivuesit e pemëve frutore do të kujtohet nga gjithë specialistët shqiptarë të institucioneve kërkimore pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës me një respekt të lartë për punën e vyer qëai ka lënë në fushën e kërkimit shkencor dhe zbatimit në praktikë të njohurive shkencore si dhe kontributin e tij në formimin e trajnimin e specialistëve me njohuritë bashkohore në fushën e virologjisë dhe të mbrojtjes së bimëve.

Të pashlyera do të jenë kujtimet për të gjithë specialistët shqiptarë që patën rastin të trajnohen e të bashkëpunojnë me këtë personalitet akademik e shkencor italian dhe botërortë kohës sonë.

Nga:

Arben Myrta
Sali Metani
Jordan Merkuri
Dajana Frasheri
Brunhilda Stamo
Pandeli Pasko

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier