Zagreb- Tensionet në rritje në Europë dhe gara e armatimeve, po shtyjnë Zagrebin të forcojë kontigjentin e tij ushtarak. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak u eliminua në vitin 2008, por tashmë autoritetet po e rikthejnë.
Bëhet fjalë për një “mini-rekrutim” dy muajsh, duke filluar nga janari i vitit 2025. Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Zagrebit, sipas raportimit nga “Tg1”.
“Do të zgjasë dy muaj, do të fillojë më 1 janar 2025 dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që kemi komunikuar me publikun”, tha ministri Ivan Anusic, për televizionin RTL.
Masa vjen në mes të tensionit të rritur në Europë, pas agresionit rus në Ukrainë, si dhe një gare të dukshme armatimi dhe ngritje ushtarake në Ballkan.
Vendimi shënon rikthimin në rekrutim, i pezulluar në vitin 2008 kur vendi kaloi në një sistem të bazuar në vullnetarizëm.
“Ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve u kemi rritur pagat, të drejtat materiale jo vetëm nga të ardhurat personale, por edhe nga rroga ditore dhe gjithçka që u takon”, tha ministri.
Teksa shtoi më tej:
“Modernizimi dhe pajisja e Forcave të Armatosura po ecën sipas planit dhe në përputhje me marrëveshjen me aleatët tanë dhe udhëheqjen e NATO-s”, theksoi ai, duke shtuar se nuk do të ketë kursime fondesh në këtë fushë.
Serbia, rivalja kryesore e Kroacisë në Ballkan, po shqyrton gjithashtu riaktivizimin e shërbimit ushtarak.
Edhe vende të tjera evropiane po shqyrtojnë masa të ngjashme, ose kanë rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në përgjigje të tensioneve të rritura rajonale.
Vitin e kaluar, Letonia rivendosi draftin ushtarak në përgjigje të kërcënimit të paraqitur nga pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës, nga Rusia.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
16.7%
-
Aspak
66.7%
Vota total: 6
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zv.kryeministri kroat qëllon me armë nga makina dhe nis të këndojë, jep dorëheqjen pasi publikimit të pamjeve, nisin hetimet (VIDEO)
18 Janar, 08:09
-
Millanoviç rizgjidhet president i Kroacisë, sipas rezultateve fillestare! Begaj:Urimet më të përzemërta për mikun tim
13 Janar, 11:22
-
Ofertë surprizë, Cannavaro kërkon Cristian Shpendin në Zagreb
7 Janar, 11:44
-
Kroaci/ Presidenti Milanoviç akuzon kryeministrin Plenkoviçin për 'grusht' institucional: Ushtria kroate nuk do të bëjë luftërat e të tjerëve
3 Janar, 17:13
-
Presidenti Vuçiç mesazh për Kosovën, Zagrebin dhe Sarajevën: Mos shpresoni kot, s’do të ketë ndërrim pushteti në Serbi
2 Janar, 16:20
-
Arbër Hoxha me trajner të ri, Fabio Cannavaro firmos me Dinamo Zagrebin
30 Dhjetor 2024, 14:10
-
'Trumpi i Kroacisë' deklaron fitoren në zgjedhjet presidenciale
29 Dhjetor 2024, 20:40
-
Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani
26 Dhjetor 2024, 15:09
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor 2024, 13:55
-
Kroaci/ Adoleshenti sulmon me thikë mësuesen dhe 5 nxënës! Ndërron jetë 7 vjeçari
20 Dhjetor 2024, 13:26
-
Kroacia kthen mbrapsht mandarinat me pesticide/ AKU: Po hetojmë zinxhirin, preparati s'u ble në farmaci! Resuli: Ka ardhur kontrabandë
19 Dhjetor 2024, 16:31
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12