Ina Balla ia del në luftën kundër
kancerit, sot shitëse ambulante

Ina Balla ia del në luftën kundër<br />kancerit, sot shitëse ambulante
Ina Balla ja ka dalë në luftën kundër kancerit të gjirit dhe sot ajo punon për të rritur dhe shkolluar dy vajzat e saj. Një vit më parë Ina ishte në mes të katër rrugëve për shkak se nuk mund të përballonte dot shpenzimet për të luftuar sëmundjen e saj të rëndë, por gjithashtu edhe të rriste dy vajzat e saj.
 
Pas apelit në Report TV
, Ministria e Shëndetësisë, Bashkia e Tiranës dhe shumë qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë e ndihmuan për të blerë ilaçet, për të paguar qiranë, por edhe duke i dhënë shuma monetare dhe ushqime.
 
37-vjeçarja sot ka një leje nga Bashkia e Tiranës si shitëse ambulante pranë Zogut të Zi. Me një tavolinë të vogël ajo shet produkte të ndryshme. Ina thotë se punon për dy vajzat e saj dhe se bën rreth 7 mijë lekë të vjetra në ditë.
 
“Sot jam në këmbë, jam mirë. Punoj për të mbajtur vajzat e mia, për hallet dhe problemet e shtëpisë. Po falë punës, fitoj 5 mijë deri në 10 mijë lekë të vjetra në ditë”, tjotë ajo.
 
Në këtë vend 37-vjeçarja shet parfume, por edhe produkte të tjera. Kur e pyesim për shëndetin, Ina tregon se do vazhdojë të kurohet për 5 vite rresht, por ajo thotë se gëzon një shëndet të mirë.

“Bëj vizita çdo 3 muaj, kam dalë mirë deri më tani që po bëj kontrolle. Do vazhdoj me mjekime dhe ilaçe për 5 vite, por deri më tani jamë shumë mirë”, shprehet ajo.
 
Ndërkohë Ina Balla i kërkon ndihmë edhe njëherë Bashkisë së Tiranës, për të shtyre lejen si shitëse ambulatore.
 
“Unë kam nevoj të më shtyhet leja, pasi sot është afati i fundit i saj. Falenderoj të gjithë për mbështetjen dhe i lutem bashkisë që të më shtyjë përsëri lejen si shitse ambulante”,
apelon Balla.
 
Me lejen që i ka dhënë bashkia si shitëse ambulante, Ina paguan për shkollimin e dy vajzave.

[gallery]21292[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës