Ina Rama kërkon heqjen e imunitetit
Totozani: Na mbron nga presionet

Ina Rama kërkon heqjen e imunitetit<br />Totozani: Na mbron nga presionet
TIRANE - Imuniteti duhet të hiqet për të gjithë deputetët me qëllim që Prokuroria të jetë e lirë në hetimet ndaj zyrtarëve të lartë. Deklarata erdhi nga kryeprokurorja e përgjithshme Ina Rama në ditën e dytë të Këshillit të Legjislacionit në seancat e dëgjesave publike ku ishin të pranishëm edhe grupet e interesit. Sipas zonjës Rama Prokuroria e përgjithshme e ka pasur të vështirë për të kryer hetime për shkak të mos ruajtjes së sekretit.

"Prokuroria Duhet të kryej hetime dhe për këtë duhet të hiqet edhe imuniteti pasi e kemi pasur të vështirë të hetojmë për shkak edhe të mos ruajtjes së sekretit. Do ishte e përshtatshme që paketa kushtetuese të shoqërohej me disa ndryshime proceduriale ose disa përkufizime të sqaroheshin më tepër për të mos lënë vend që të zbatohen procedura të gabuara", tha Ina Rama, e cila gjatë ditës së sotme iu përgjigj një numri të madh pyetjesh nga të pranishmit.

Avokati i Popullit, Igli Totozani sugjeroi trajtimin me kujdes të çështjes për imunitetin e zyrtarëve të lartë në kuadër të luftës kundër korrupsionit.

"Jam i nderuar që ndodhem sot këtu me ju për të marrë pjesë në këtë mbledhje e cila zhvillohet për çështjen e imunitetit. Kushtetuta nuk mund të ndryshohet sa herë të duan palët politike. Duhet të kuptoni se, risku që në punën tonë, në ushtrimin e funksioneve kushtetuese, të gjendemi përballe presioneve abuzive, nuk është i vogël”, tha avokati i Popullit, Igli Totozani.

Dy projektet, ai i PD-së dhe i PS-së të cilët sollën debate mes dy forcave politike dhe grupeve të interesit, ndryshojnë nga njëri-tjetri në një përkufizim të rëndësishëm. Projekti i PS-së nuk kërkon heqjen e plotë të imunitetit, duke mbajtur të paprekur deputetin apo ministrin nga arrestimi apo kontrolli i banesës.
Ndërsa projekti i demokratëve, që është një përkthim në shqip i draftit të EURALIUS dhe PACA-s, përcakton heqjen e plotë të imuniteteve për deputetët dhe ministrat.

Ndërkohë përfaqësuesit e PACA-s dhe EURALIUS kërkuan që të bëhet kujdes sa i takon kufizimit të imunitetit të gjyqtarëve, pasi imuniteti prek drejtpërdrejt të drejtat e tyre. Sipas rekomandimeve europiane Gjykata e Lartë nuk ka pse të mos jetë gjykatë karriere dhe Gjykata kushtetuese është jashtë gjyqësorit. Nëse i'a japin të drejtë parlamentit rritet vartësia, ndaj nuk do rekomandoja që kompetenca ti jepet parlamentit”,- shtoi përfaqësusi i EURALIUS.

Eksperti i EURALIUS shprehur rezervën e institucionit që përfaqëson sa i përket shpifjes. Sipas ekspertit deputetët është më mirë të thonë diçka edhe nëse nuk është e vërtetë sesa të mos kenë të drejtën e fjalës. Ai u shpreh kundra ndjekjes penale ndaj deputetëve për shpifje.

(kq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median