Ish-Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, do të vijojë të mbetet jashtë sistemit të drejtësisë.
Është Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) që refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës për emërimin e Ina Ramës, në detyrën e anëtares së Gjykatës së Apelit Tiranë.
Vendimi i Gjykatës e urdhëron Këshillin ta emërojë Ina Ramën si anëtare të Gjykatës së Apelit Tiranë, detyrë që ushtronte përpara se të merrte postin e prokurores së Përgjithshme. Pavarësisht, se në duar ka këtë vendim detyrues, KLD – institucioni që konsiderohet si qeveria e gjyqësorit, refuzon ta zbatojë.
Në mbledhjen e datës 4 nëntor, KLD votoi për plotësimin e disa vendeve vakante në Apelin e Tiranës, duke lënë jashtë znj.Rama, në kundërshtim të hapur me vendimin gjyqësor.
Emri i Ina Ramës është futur në votim, por nuk ka marrë votat e nevojshme për emërim.
Pro Ina Ramës, mësohet se kanë votuar vetëm dy anëtarët Neritan Cena e Brunilda Kadi, Anëtarët Gerd Hoxha e Eneida Civici nuk kanë marrë pjesë në votim. Gjithashtu në mbledhje kanë munguar anëtarët, Albana Shtylla, Sokol Çomo, Artan Broci e Vangjel Kosta.
Ligji ndalon presidentin të votojë për shkak se ai shprehet me dekret, ndërsa anëtarët e tjerë, kanë votuar kundër saj.
Ndryshe nga emrat e tjerë të njohur që kanë drejtuar institucione të rëndësishme të drejtësisë ne vend, Ina Rama u përball me Këshillin e Lartë të Drejtësisë në gjykatë dhe në të treja shkallët, fitoi të drejtën për kthimin në detyre. Por vendimi i fundit i KLD-së, vijon ta lërë Ina Ramën sërish jashtë sistemit të drejtësisë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com