Ina Shkodrani: Kur përkushtimi
  të përkthehet në të ardhura

Ina Shkodrani: Kur përkushtimi<br />  të përkthehet në të ardhura
TIRNAE- Të zgjedhësh një profesion të vlefshëm dhe të duhurin për tregun e punës në Shqipëri është mjaft e vështirë. Maturimi i tregjeve dhe ashpërsimi i konkurrencës ka ndryshuar edhe kërkesat për punësim.

Nëse akoma nuk e keni bërë zgjedhjen tuaj, ka ardhur koha të tregoni se ju jeni një menaxher i suksesshëm. Këtë na e vërteton edhe Ina Shkodrani, menaxherja e një biznesi të vogël, por që rrugën e suksesit duket se e ka të hapur. Në këtë rrëfim Ina, na tregon hap pas hapi sesi mund të bëhesh pjesë e kësaj konkurrence edhe pse fillimet tuaja janë në një biznes të vogël, por pritshmëritë janë të mëdha.
 
Çfarë do të thotë të menaxhosh një biznes. Është e vështirë në këto kushte të cilat ndodhet biznesi shqiptar?
Ka pjesë nga më të thjeshta dhe më të komplikuarat. Që do të thotë çdo gjë nis nga përcaktimi i çmimeve, i kostos, mbarëvajtja e dyqanit, kontaktet me disa klientë që janë besnik të kompanisë “Sun Clean”. Pra, menaxhimi nuk është një koncept i kufuzuar siç ne e kemi mësuar në libra, por është një sfidë për një ekonomist.
 
Të drejtosh një bzines, qoftë ky sipërmarrje e madhe apo e vogël për të qenë i suksesshëm duhet të kesh dhe një pasion në këtë drejtim?
Patjetër! Nëse ti nuk ke pasion për të menaxhuar çdo profesion, nuk ja del asnjëherë. Për pjesën e menaxhimit, duke pasur parasysh se unë kam pasur aftësi organizative mendoj se ishte mundësia më e mirë për t’i shfrytëzuar.
 
Si i zgjidh njeriu brenda vetes ato udhëkryqet kur është në dilemë?
Mendoj se pjesa më e mirë është të jemi realist kur bëhet fjalë për profesionin që duhet të zgjedhim. Në këtë moment duhet të kesh parasysh të mirat dhe të metat e tua, në këtë kuadër secili nga ne marrim anët më të mirat tona për ti vënë në jetë përmes një profesioni. Kjo mendoj është zgjidhja më e mirë për secilin nga ne.
 
Po ju si vendosët të orientoheshin drejt menaxhimit. Ka ndikuar familja juaj?
Sigurisht që ndikimi i familjës është në këtë zgjedhje, por ka qenë dëshira ime që në një të ardhme të isha një menaxhere e suksesshme. Padiskutim, që kjo zgjedhje ka dhe kosto jo vetëm financiare, por një kosto kohe dhe përkushtim ndaj një profesioni që për mua ka qenë një zgjedhje e goditur. Unë mendoj se pjesa më e vështirë për çdo të ri sot, është pretendimi i madh në një profeison të caktuar që në fillim. Duke mos pasur komplekse të këtij tipi e kam nisur mbarë këtë rrugë të gjatë drejt menaxhimit.
 
E kishit menduar ndonjëherë menaxhimin e një biznesi të vogël, siç është pastrimi kimik?
Të them të drejtën nuk është se e kisha menduar, por në momentin që pashë këtë ofertë mendova ta provoj si mundësi. Mendoj se ka qenë një fillim i mbarë përsa i përket karrierës sime në këtë profesion. Le të shikojmë çfarë do të na ofrojë koha dhe përkushtimi në punë.
 
Ka qenë një drejtim i vështirë menaxhimi i një pastrimi kimik, duke parë që dhe ky lloj biznesi ka vështirësitë e veta?
Normalisht hapat e parë kanë qenë të vështirë sepse nuk është se më parë kisha eksperiencë në këtë drejtim, por me ndihmën e vajzave që punonin këtu dhe me përkushtim ndaj punës ja kam dalë. Nëse ti nuk e di si funksionon ky biznes, atëhere nuk di ta menaxhosh.
 
Në këtë moment, mendoni se keni bërë zgjedhjen e duhur përsa i përket edhe vlerësimit financiar. Je e kënaqur me pagën?
Është një punë që të siguron të ardhura të mjaftueshme, duke vënë në balancë lodhjen dhe angazhimin në këtë drejtim. Në këtë moment krize që po kalon biznesi shqiptar, mendoj se kemi arritur qëllimet deri diku.
 
Në fushën e aktiviteteve, pastrimi kimik premton zhvillim. Ju si menaxhere si e shikoni?
Po ka zhvillim dhe premton shumë. Ka ardhur koha që njeriu duhet të filloj të ndërgjegjësohet sepse jo të gjitha gjërat mund të bëhen vetë. Ka pasur raste ku shumë persona kanë menduar se ja dalin mbanë dhe pa ndihmën e pastrimit kimik dhe kanë arritur të shkatërrojnë çdo gjë. Pastrimi kimik është një biznes që ka dhe do ketë zhvillim në vazhdimësi. 
 
Kush është faktori kyç në menaxhim, qoftë edhe në një biznes personal sado i vogël të jetë ai?
Kulifikimi është një faktor kyç sepse sado pasion dhe dëshirë të kesh pa pasur kualifikimin e nevojshëm është e pamundur ti bësh gjërat. Pastaj, duhet të kesh shpirtë kreativ, të gjesh zgjidhje të shpejta edhe duhet të kesh shumë njohur për fushën në të cilën vendos të menaxhosh sepse nëse nuk merr njohuri se funksionon, ëhstë shumë e vështirë për të marrë vendime dhe për të organizuar çdo gjë.
 
Sa kohë i duhet një menaxheri për të kuptuar se ky biznes po ecën mirë. Ka edhe kjo një faktor prove?
Në momentin që hapet një biznes në fillim, viti i parë është viti i provës sepse jo çdo gjë ecën mirë që në fillim. Duhet të kalojë një kohë të caktuar që të të njihet në treg, të nxjerrim klientë të kënaqur. Pastaj vjen llogaritja e kostos dhe fitimit që përcakton se sa fitimprurës ëhstë një biznes. Ideja është që në muajt e parë nuk mund të presim fitime marramendse dhe të demoralizohemi. Duhet shumë punë dhe përkushtim për të pasur një biznes me një ecuri normale sidomos në këtë moment.

Në çdo biznes, pritshmëritë nuk realizohen në fillim, prandaj duhet të gjejmë një ekuilibër midis pritshmërive dhe realitetit. Ndërkaq, nëse ti vendos të hapësh një biznes të vogël apo të madh, në radhë të parë duhet të bësh një kërkim tregu në tërësi, janë shumë faktor që vendosen në një plan për të pasur sukses. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?