Ina Zhupa: Inceneratori i Tiranës aferë korruptive, të hetohet! Berisha në garë në zgjedhjet lokale? Nuk trembemi nga kandidatë 'non grata'

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e ka quajtur inceneratorin e Tiranës një aferë korruptive, teksa ka listuar edhe shkeljet e evidentuara gjatë zhvillimit të tenderit.

Në një konferencë për mediat për media nga selia e PD, Zhupa i kërkoi SPAK të hetojë, teksa tha se tenderi ka zgjatur 16 ditë, ndërkohë që ligji e detyron për 52 ditë, duke akuzuar për paracaktim të fituesit. Zhupa thotë po ashtu se një raport i KLSH tregoi se kontrata mes inceneratorit të Tiranës dhe qeverisë shqiptare ishte e manipuluar dhe jo e vërtetë, duke provuar sipas saj, zhvatjen që po i bëhet qytetarëve. SIpa saj, në kontratë thuhet se qytetaret shqiptarë dhe nga buxheti i shtetit do të paguhet 29 euro për njësi, ndërkohë që realisht qytetarët paguajnë 41 euro për njësi.

"Qeveria me një ofertë të pakërkuar Integrated Energy Bë, pra nga ajo që sot është inceneratori i Tiranës me Mirel Mërtirin, i ka dhënë një bonus 6 pikë kësaj kompanie. Sikurse e detyron ligji, shpallet në buletinin e Prokurimeve Publike, bëhet një tender i hapur, dhe sipas ligjit ky tender zgjat 52 ditë. Për atë që thotë ligji afatet zgjasin 52 ditë, ndërsa për qeverinë “Rama” e kanë botuar vetëm 16 ditët e fundit të këtij afati. Përse u bë kjo shkelje?! Sepse fituesi ishte i paracaktuar. Sepse fituesi ishte Mirel Mërtiti. Dhe Mirel Mërtiri nuk ishte i panjohur, ishte ai që ka marrë edhe dy inceneratorët e tjerë, me emra ortakësh të tjerë, me emra familjarësh, me emra miqsh me të cilët ka edhe 40 kompani të tjera, kishte Fierin, kishte Elbasanin. Pasi e shpallën fitues, pikërisht Mirel Mërtirin të paracaktuar, mikun e tyre dhe anëtarin e grupit të strukturuar kriminal, ata kaluan në momentin tjetër, që ishte momenti I nënshkrimit të kontratës. Pra, do të nënshkruhej një kontratë me inceneratorin e Tiranës dhe me qeverinë shqiptare. Dhe kjo kontratë e cila është firmosur ka kaluar në një sitë nga KLSH-ja, raporti i cili i është vënë në dispozicion edhe Komisionit Hetimor për inceneratorët në Parlament. Raporti i KLSH-së, pasi e ka parë kontratën, ka nxjerrë që kjo kontratë është e manipuluar dhe nuk është e vërtetë me atë që ndodh në realitet. Thënë ndryshe, në kontratë thuhet se 'qytetaret shqiptarë dhe nga buxheti i shtetit do të paguhet 29 euro për njësi”. Ndërkohë që realisht qytetarët paguajnë 41 euro për njësi. Dhe këtë e ka thënë KLSH-ja dhe e ka argumentuar", tha Zhupa.

Ajo akuzon si të përfshirë në këtë aferë edhe Bashkinë e Durrësit, teksa thotë se u bënë pjesë e skemës për t’i dhënë incineratorit të Tiranës 10 milionë euro në vit për mbetjet e Durrësit. Me këto para, sipas Zhupës, janë blerë zgjedhjet dhe po caktohet kandidatja e PS për zgjedhjet e pjesshme në Durrës.

"Viktima të këtij grupi strukturuar kriminal, nuk janë vetëm qyetatët e qarkut Tiranë por edhe qytetarët e Qarkut të Durrësit. E mbani mend skenarin e organizuar me plehrat në qytetin e Durrësit. Pas këtij skenari Këshilli Bashkiak i Durrës autorizon n/kryetaren e Bashkisë Durrës që është Emiriana Sako, për të lidhur marrëveshje dhe kontratë, specifikisht me Inceneratorin e Tiranës për të çuar paratë për mbetjet e Durrësit. Emiriana Sako që ushtron funksionin e kryetares në detyrë edhe pse është n/kryetare në datë 27 shtator 2021, jep 10 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Durrësit pa garë, me negocim ia jep Mirel Mërtirit, Inceneratorit të Tiranës duke u bërë pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Ky dëm ekonomik që i bëhet qytetarëve të Durrësit dhe i dërgohen 70% anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, do të ndihmojnë që Emiriana Sako me siguri do të promovohet nga Edi Rama dhe do të jetë edhe kandidate për Bashkinë e Durrësit sepse këto para janë përdorur dhe do të përdoren për zgjdhjet lokale të pjesshme ku hyjmë në 6 bashki të vendit, ku është edhe Bashkia Durrës", u shpreh ajo.

Ndalur te zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Zhupa u shpreh se PD nuk ka frikë të përballet me 'trekëndëshin e Bermudes'

"PD ka kaluar një proces të njohur nga të gjitha palët, edhe nga ata të cilët sot vetëquhen Komision Rithemelimi, kanë qenë pjesë e PD-së, kanë qenë pjesë e procedurave për zgjedhjet e kandidatëve për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme. Një proces i cili mori kohën e vetë, ishte që nga vetëshpallja e kandidatëve, shpallja e kandidatëve, kalimi në filtra në Komision, procesi i votimit i cili ishte i gjatë dhe serioz dhe ne jemi gati për sa i përket kandidatëve në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki. Për sa i përket asaj se a trembemi ne apo kemi frikë për të qenë përballë 'Trekëndëshit të Bermudës', jo absolutisht. PD do të ketë kandidatët më të mirë duke i kërkuar mbështetje të gjithë demokratëve që besojnë tek PD, të gjithë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, të gjithë atyre që nuk e mendojnë veten të lidhur me të shkuarën politike, por e mendojnë se e ardhmja politike në Shqipëri do të jetë më e mirë dhe duhet të ketë një shans për të qeverisur edhe këto 6 bashki të vendit. Ne nuk shqetësohemi sepse përballë në Durrës është një Non Grata apo 2 Non Grata, apo në Shkodër është një Non Grata apo dy, apo tre Non Grata", tha ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:21
Tabaku nxjerr dokumentin për inceneratorët: Koha që SPAK të veprojë

1635242372_Tabaku.jpg

Jorida Tabaku e cila është kryetare e komisionit hetimor për inceneratorët, ka publikuar vendimin e Këshillit Bashkiak Durrës në vitin 2020, ku sipas saj i jepet leja për të negociuar nënkryetares së bashkisë me kompaninë e inceneratorit Tiranë. Sipas Tabakut rezultati i negociatës mes bashkive dhe inceneratorit është “një tender pa konkurrim me vlerë 10 milionë euro”.

“Përditë bëhet më e qartë përse socialistët bllokuan hetimin për aferën e inceneratorëve në Komisionin Hetimor. Ato duan të mbulojnë provat për grupin të strukturuar kriminal që ende sot e kësaj dite merr nga xhepat e shqiptarëve miliona euro. Të tre inceneratorët nuk punojnë ne kapacitet të plotë dhe qeveria është ngritur në këmbë t’i “krijojë” punë, sidomos atij te Tiranës. 

Të gjithë i nbajmë mend pamjet se si në mes të sezonit turistik plehrat digjeshin në çdo qytet për qellime kriminale. Pra,  për t’i detyruar bashkitë të paguanin tarifën e “inceneratorit”, pra qytetarë të paguanin me tarifë megjithëse më herë kanë paguar nga buxheti i shtetit me taksa! Kështu ka ndodhur në Tiranë por edhe në Durrës. Shihni vendimin e Këshillit Bashkiak të  vitit 2020, ku i jepet leja për të negociuar nënkryetares së bashkisë me kompaninë së inceneratorit Tiranë. Rezultati i kësaj negociate një tender pa konkurim me vlerë 10 mln euro. Më poshtë shkresa ku udhëzohet Bashkia se me kë duhet të negociojë dhe si duhej negociuar.

Sa më shumë të gërmosh aq më shumë e kupton përfshirjen e Ramës, Ahmetaj, Gjiknurit, Bllakos, Veliaj, Kokës dhe të tjerëve në aferën e mbi 430 mln eurove. Sa do që socialistët të përpiqen të mbulojnë gjurmët e Grupit të Strukturuar Kriminal ai është përpara syve të shqiptarëve. Koha që SPAK të veprojë! Koka nuk është vetëm se bishti i aferës kriminale.”-shprehet Tabaku.

 

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Franc: 22/01/2022 18:49

    Doli dhe kjo lavirja per te pellitur, na eshte bere me keq se mona surrat kali qe I eshte mbyllur sqepi se po e nuhat qe rruga e vetme eshte biruca

    Përgjigju
  • Loni: 22/01/2022 15:10

    Pu pu ca behet o popull. Po behet presioni i radhes per te marre pjesen. Nuk ju beson njeri me, jeni pjese e bashkeqeverisjes. Deputete, shko ne baze dhe sqaro demokratet, ne te kundert mbyllu edhe ti ne bunker.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani