Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar mazhorancën se po shkatërrojnë shtëpitë e vjetra të qytetit të Durrësit për t’ia dhënë kompanive të huaja tokën për të ndërtuar.

Ndër të tjera, Zhupa pas raportimit të Institutit te Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit, tha se mazhoranca duke përjashtuar këtë institucion na shkuarja e historisë së komunizmit në Shqipëri, dhe dhënien e të drejtës Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që drejtohet nga Skënder Gjinushi, po kërkojnë të glorifikojnë ‘paraardhësit’ e tyre.

Deputetja e PD thotë se periudha më e errët e historisë së Shqipërisë nuk mund t’i lihet në dorë Skënder Gjinushit, i cili ka shërbyer si ministër i kohës së komunizmit.

“Ka tre ditë që janë vënë në funksion që nga presidenti, kryeministri, kryetari i parlamentit, se këta ushtarët Kumbaro dhe Gonxhe kanë qenë gjithmonë në shërbim, janë vënë në shërbim të pritjes së granofit në Tiranë për t’i mbushur axhendën dhe të ardhurat me trashëgiminë kulturore shqiptare. Pasi i dhanë Butrintin e Drilon Tushemishtin, Elbasanin, tani ka për detyrë të shembi 70 shtëpitë të durrsakëve dhe t’i japë dhe trashëgiminë historike të Durrësit.

Se turistët nuk do të vijnë për të parë shtëpitë e vjetra të durrsakëve do të vijë të shohin lulishtet që do të ndërtojë ADF-ja. Mos u bëni kaq vasalë, dhe fuqinë e lobimit tani e ka humbur dhe mundohuni që të ruani më shumë historinë e trashëgiminë e shqiptarëve sesa qokat tuaja për lobim.

Gjatë gjithë kohës keni dëshirën të glorifikoni figurat e komunizmit të ripërdorni në publik simbolet e komunizmit, të jepni në postet e rëndësishme shtetërorë figura të komunizmit sepse jeni të lidhur me atë kohë e parti, thjeshtë i keni ndryshuar emrin vetes.

Siç ndodhte në ministrinë e të vërtetës, ju bëni gjithçka që të zhdukni faktet që të rishkruani historinë, aq sa në Shqipëri jemi në paradoksin që ky institut nuk ka të drejtë të jetë bashkëpunëtor kur shkruhet historia e komunizmit për Shqipërinë. Këtë e shkruan sipas jush Akademia e Shkencave të Shqipërisë që drejtohet nga Skënder Gjinushi, ish-ministër i kohës së komunizmit. Pra ia keni dhënë xhelatëve që të shkruajnë  për të që kanë bërë. Imagjoni çfarë versioni do të marrim ne kur ju nuk lejoni Institutin e Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit që të japi kontribut për pjesën më të errët të komunizmit, të krimit. Ju e bëni sepse doni që Skënder Gjinushi të glorifikojë paraardhësit tuaj, parinë e punës, Enver Hoxhën. Shqipëria sot ndodhet në një diktaturë moderne”, tha Zhupa.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Protesta për UÇK, Balla-PD-së: Rama s’do jetë, pse nuk vini? Kryetari juaj ‘dhëndër’ i mirë i Serbisë! Berisha: Kryeministri, shërbëtor i Vuçiç