Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ngriti sot shqetësimin për për mënyrën si është ndërtuar terminali i autobusëve në Sarandë, duke thënë se projekti po u krijon vështirësi të përditshme mjeteve të transportit dhe udhëtarëve.
Përmes një videoje të shkurtër në rrjete sociale, Zhupa pretendon se autobusët që dalin nga terminali nuk mund të marrin menjëherë drejtimin e destinacionit, por detyrohen të përshkojnë rreth 1.5 kilometra deri te rrethrrotullimi në hyrje të qytetit dhe më pas të kthehen sërish në itinerarin e tyre.
Zhupa pretendon se edhe rrethrrotullimi është ndërtuar në mënyrë jofunksionale, duke penguar lëvizjen e mjeteve të mëdha dhe rënduar trafikun.
Deputetja demokrate i sheh këto probleme si pasojë e një projekti të hartuar pa studime profesionale, duke shpjeguar se situata po sjell humbje kohe, më shumë ndotje dhe vështirësi në qarkullim për banorët, turistët dhe bizneset.
"Kjo është rutina e përditshme e autobusëve dhe mjeteve të transportit në Sarandë. Terminali i projektuar keq i detyron të bëjnë këtë rrethrrotullim çdo ditë, që është vetë i pastudiuar. Në vend që mjetet e transportit të udhëtarëve që dalin nga terminali të marrin drejtimin e destinacionit të tyre, ato detyrohen të përshkojnë rreth 1.5 kilometra deri te rrethrrotullimi i rrugës së pestë, në hyrje të qytetit, vetëm për të bërë rreth rrotullimin dhe për t’u rikthyer në drejtimin e duhur ku e kanë destinacionin.
Sikur të mos mjaftonte ky projektim i gabuar i terminalit, i bërë pa studime ekspertesh po duke u bazuar në eksperimente post ndërtimi sic i quajnë punonjësit e bashkise. Edhe vetë rrethrrotullimi është ndërtuar në mënyrën më jofunksionale të mundshme. Ai bllokon lëvizjen e mjeteve të mëdha, krijon trafik të panevojshëm dhe vështirëson qarkullimin normal.
Kjo është pasoja kur infrastruktura nuk projektohet nga ekspertë të sigurisë rrugore dhe urbanistikës, por me vendime absurde bashkiake, pa vizion dhe pa studime profesionale të bashkisë Sarandë. Rezultati është i dukshëm çdo ditë: humbje kohe për qindra udhëtarë, ndotje e shtuar dhe trafik i rënduar në hyrje të qytetit. Saranda ka nevojë për një infrastrukturë moderne dhe funksionale, jo projekte të menduara keq që u kushtojnë çdo ditë qytetarëve, bizneseve dhe turistëve", shkruan Zhupa.
Komente











Ah kto hora e horica te PD!!!!!!Tani na doli se ato mund te japin mendime bile ingjinjerike komplekse.ME KUJTON FILMIN ANGLEZ"SPECIALIST PER GJITHECKA" apo jo.Zhupa thjeshte nje PITKIN femer.
Përgjigju