Inagurimi i Biden si president i SHBA-së, DW: Rroftë demokracia

Inagurimi i Biden si president i SHBA-së, DW: Rroftë demokracia

Foto ilustruese

Populistët thonë shpesh, se politika e përditshme injoron interesat e qytetarëve. Disa forma të reja të dialogu po përpiqen t'i kundërvihen këtyre legjendave. Kishte kohë që kishte ardhur koha, mendon Marcel Fürstenau.

Pjesëmarrësit në Këshillin e Parë të Qytetarëve formojnë një vepër arti të gjallë në fushën para ndërtesës së parlamentit gjerman në Berlin. Po, ka shumë shkak për t'u shqetësuar për kulturën demokratike. Në Gjermani, në Evropë, në Botë. Pamjet e sulmit të Kapitolit në Uashington nga një turmë e shfrenuar kanë mbetur në kujtesën globale. Dhe janë përforcuar dyshimet që ekzistonin për forcën e demokracisë në SHBA. Apo mos vallë do të shembet pas një furtune tjetër?

Një pyetje që nuk është aspak e tepruar. Gati gjysma e amerikanëve sërish ia dhanë votën Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Megjithëse katër vitët e legjislaturës së tij ishin të mbushura me gënjeshtra, urrejtje dhe racizëm. Boris Johnson në Britaninë e Madhe dhe Viktor Orban në Hungari nuk e teprojnë kaq shumë, por as këta populistë nuk përbëjnë modele për një politikë të bazuar në drejtësi dhe respekt.

Edhe Gjermania duhet të luftojë përçarjen

Mund të përmendim edhe të tjerë, si për shembull, Presidentin e Brazilit Jair Bolsonaro. Për të mos folur pastaj për presidentin rus, Vladimir Putin, ose homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan. Shkurtimisht: demokracia është nën presion të forte në të gjithë botën.

Në këto kushte mund të thuhet se Gjermania është pothuajse një parajsë, një ishull i të lumturve.  Një kryetar qeverie I tipit Donald Trump është i paimagjinueshëm në Gjermani, as pas zgjedhjeve federale në shtator.

Edhe në Gjermani populistët kanë filluar të bëhen rrezik për demokracinë. Në gusht 2020 demonstruesit pushtuan shkallët para ndërtesës së Reichstagut në Berlin

Por, edhe Gjermania duhet të mendojë se si ta mbajë të bashkuar shoqërinë e saj, e cila edhe këtu po përçahet. Që nga kriza e refugjatëve në 2015 ka pasur një përçarje të thellë në të gjithë vendin. Kjo shihet te forcimi i parties Alternativa për Gjermaninë (AfD) djathtiste popullsitë, e cila krijuar që nga viti 2013.

Radikalizmi i AfD ka shumë shkaqe

Fillimisht ajo u krijua si parti skeptike ndaj Euros. Por tani po kthehet gjithnjë e më shumë në një parti populiste, gjithnjë e më radikale dhe ndonjëherë ekstremiste. E megjithatë, forcat e tjera politike dhe disa pjesë të medias nuk arrijnë të hyjnë në një bisedë në nivel dinjitoz me konkurrentin e ri.

AfD në fakt, është vetëm simptomë për një shoqëri, komunikimi i së cilës zhvillohet në botë gjithnjë e më paralele. Në kanale të veçanta në Twitter dhe Youtube, ku njerëzit vetëm sa konfirmojnë deklaratat e njëri-tjetrit, në vend që të merren seriozisht me argumentet palës kundërshtare. Në këto rrethana nuk mbetet vend për mendime të tjera dhe gatishmëri për kompromise.

Më shumë Këshilla Qytetare

Prandaj është e mirëseardhur çdo përpjekje që do t'i bënte njerëzit sërish të flisnin më shumë dhe me argumente me njëri-tjetrin. Dhe kështu edhe njerëzit nuk krijojnë përshtypjen e gabuar se po kundërshtohen nga politika e përditshme. Një shembull i mirë për këtë është i ashtuquajturi Këshilli Qytetar , ku zgjidhen me short 160 persona, nga dhjetë për çdo land federal, për të zhvilluar ide së bashku. Në premierën e këtij formati të ri dialogu, në vitin 2019, i cili bëhet nën protektoratin e presidentit të Bundestagut, Wolfgang Schäuble, tema ishte demokracia.

Në raundin e dytë, që sapo ka nisur, tema është roli i Gjermanisë në botë. Sigurisht, kjo është një temë e gjerë. Dhe idetë që do të përpilojë Këshilli Qytetar për politikën, nuk janë obliguese. Ky institucion nuk mund të zëvendësojë parlamentin. Prandaj edhe mund të quhet edhe si një shtyrje kohe për njerëz që janë të interesuar në politikë. Por ai mund të interpretohet edhe si një autokritikë e politikës dhe qeverisë: „E kuptuam".

Më pak punë për Mbrojtjen Kushtetuese

Që dhjetë për qind e gjermanëve e mbështesin AfD, kjo nuk ka pse as të na shqetësojë e as të na qetësojë. Përkundrazi, mund të jetë një nxitje për ta fituar këtë dhjetë për qind për diskursin demokratik. Atëherë AfD do të kishte shansin që të merrej seriozisht edhe në kuptimin pozitiv. Edhe Enti për Mbrojtjen e Kushtetutës, i cila gjithnjë e më shumë po merret me mbikëqyrjen e kësaj organizate  do të kishte një problem më pak. Por kjo kërkon një gatishmëri për t'u përfshirë në dialog me të gjithë.

Kushtetuta gjermane është dhe do të mbetet baza e këtij dialogu. Shtyllat mbështetëse të Ligjit Themelor është neni 1 - "Dinjiteti i njeriut është e paprekshme "- dhe neni 5, në të cilin garantohet liria e shprehjes. Të dy nenet janë elementare për një demokraci të qëndrueshme. Shumica e dërrmuese e njerëzve që jetojnë në Gjermani e mbështesin rendin e ri të lirë demokratik. Që kjo të mos mbetet kështu dhe që numri i përçmuesve të demokracisë të bëhet gjithnjë e më i vogël ka nevojë për shumë vullnet të mirë dhe ide të mira – siç është Këshilli Qytetar. Dhe ne kemi nevojë për më shumë këshilla të këtij lloji./ DW

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja