Lleshaj-PD-së: Ardhja e EUROPOL shenjë besimi, jo dyshimi! Koha e pritjes në doganë shumë shpejt '0' (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur akuzave të PD-së, se ardhja e EUROPOL në tiranë është tregues se në Shqipëri krimi ka arritur në nivele alarmante. Nga Hani i Hotit ku u inaugurua godina e re e pikës kufitare, Lleshaj tha se kjo është një akuzë aspak e vërtetë, sipas së cilit hapja e zyrës së EUROPOL në Tiranë është dëshmi besimi dhe jo dyshimi, siç PD-ja pretendon.

"Kam ndjekur këto ditë me një farë keqardhje, që e përkthejnë ardhjen e EUROPOL me shenjë dyshimi. E pavërtetë,  ardhja e tyre është besimi", tha Lleshaj.

Ndërkohë, duke sjellë në vëmendje shembullin në doganën e Kosovës në të cilën kontrolli kufitar është i përbashkët, Lleshaj tha se do të punohet për të bërë që koha e pritjes së qytetarëve të jetë "0".

"Në Morinë kemi aplikuar kontrollin e përbashkët, ka bërë që koha e pritjes të ulet me 50%, synojmë që të ulet edhe më shumë, por duam ta bëjmë 0% kohën e pritjes në të gjitha doganat. Duhet të rrisim profesionalizmin e punonjësve në portat e Shqipërisë", tha Lleshaj.

Godina e re në pikën kufitare të Hanit të Hotit është një investim që ka kushtuar 45 milion lekë nga buxheti i shtetit që plotësoi investimin e bërë nga BE, nëpërmjet programit IPA 2012.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:26
Sulmet ndaj KZAZ-ve/ Lleshaj-Bashës: S'janë arrestuar si mbështetës të PD, por si shkelës të ligjit (VIDEO)

Duke u ndalur te arrestimi për sulmet ndaj sulmeve të KZAZ-ve, Lleshaj iu përgjigj opozitës, duke thënë se ata nuk janë arrestuar për faktin se janë mbështetës të PD-së, por sepse kanë shkelur ligjin.

"Policia e Shtetit nuk arreston simpatizantë të Partive politike po qytetarë që shkelin ligjin", tha Lleshaj.

Ora 10:31
Lleshaj i përgjigjet PD-së: Ardhja e EUROPOL shenjë besimi, jo dyshimi

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshja i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike, e cila e shihte ardhjen e EUROPOL në Shqipëri si një dëshmi  që në Shqipëri "gëlon" krimi. Lleshaj tha se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë, përkundrazi tregon se EUROPOL ka besim dhe se është një mënyrë për të treguar bashkëpunimin e mirë mes institucioneve.

"Kam ndjekur këto ditë me një farë keqardhje, që e përkthejnë ardhjen e EUROPOL me shenjë dyshimi. E pavërtetë. Ardhja e tyre është besimi. Dje patëm mundësinë që pas FRONTEX të hapim edhe EUROPOL, për praninë e evropianëve në vend. Sfida e menaxhimit të kufijve rritet se flukset rriten në mënyrë shumë të shpejtë, në 2018 23 milion shqiptarë, në 2009 9 milion", tha Lleshaj.

Ora 10:21
Lleshaj nga Hani i Hotit: Së shpejti koha e pritjes në doganë do jetë '0'

Nga dogana e Hanit të Hotit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka njoftuar se do të shkurtohet koha e pritjes në pikat kufitare të Shqipërisë, Duke sjellë në vëmendje shembullin me Kosovën, Lleshaj tha se në Morinë është shkurtuar koha e pritjes me 50%, por po punohet që kjo kohë të jetë 0%.

"Duhet t'i përmirësojmë portat hyrëse të Shqipërisë, krijon kushte për ta përmirësuar shërbimin tonë. I rëndësishëm edhe për turizmin në vend. Që t'i përballojë këto flukse, duhet t'i përgjigjemi me investime. E rëndësishme është edhe lehtësimi i kalimit në pikat kufitare që flukset të mos bllokohen, siguria të mos cënohet. Në Morinë kemi aplikuar kontrollin e përbashkët, ka bërë që koha e pritjes të ulet me 50%, synojmë që të ulet edhe më shumë, por duam ta bëjmë 0% kohën e pritjes në të gjitha doganat. Duhet të rrisim profesionalizmin e punonjësve në portat e Shqipërisë", tha Lleshaj.

Ora 10:11
Godinë e re në doganën e Hanit të Hotit, Veliu: 'Fytyrë e re' e Shqipërisë, 45 mln lekë investim

1562919070_veliu.jpg

Në fjalën e tij, drejtori i Përgjithshëm Policië, Ardi Velia tha se ky investim ka kushtuar 45 mln lekë dhe është shumë i rëndësishëm sepse i paraqet një "fytyrë"  të re për qytetarët që hyjnë në Shqipëri.

"Në këtë kontekst investimi në infrastrukturë është më se e domosdoshme për të krijuar një impakt pozitiv për ata që vijnë në vendin tonë. Ky investim 45 mln lekë nga buzheti i shtetit. Tashmë ka një objekt bashkëkohor, ku krahas zyrave siguron edhe ambiente të qëndrimit të qytetarëve. Investim i dytë i këtyre përmasave brenda 2 vitesh, pas asaj të Morinës", tha Veliu.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polici: 12/07/2019 13:59

    O me pseudenimin Kafsha , musteqegjijt dhe ato me tespijt nuk duhet te shqetesojne shume, por musteqegjijt kan drejten e tyre si ne gjith boten, por tespite eshte nje drejte e tyre por jo ne sherbim po ne vende te posaçme prandaj mos e vraj mendjen hiç dhe merru me pun tjera jetike.

    Përgjigju
  • Kafsha: 12/07/2019 10:28

    Po palestër apo sallë force a ka? Duam qe policet të pakten nje ore në ditë me detyrim, të sterviten. Urgjent të largohen barkderrat kapele shtrembur musteqellinj me tespije në dorë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)