Inagurohet Zyra e re e
Punësimit e Tiranës
Dje u inaugurua Zyra e parë moderne e Punës në Tiranë në godinën e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve. Të pranishëm në inaugurim ishin kryeministri Z. Edi Rama, Ministri i Mirëqenies Sociale, Z. Erion Veliaj.
TIRANE- Dje u inaugurua Zyra e parë moderne e Punës në Tiranë në godinën e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve. Të pranishëm në inaugurim ishin kryeministri Z. Edi Rama, Ministri i Mirëqenies Sociale, Z. Erion Veliaj, Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi, Ambasadori i Gjermanisë, Hellmut Hoffmann, Presidenti i Zyrës së Punësimit të Gjermanisë, Frank Weiser, Drejtori i Përgjithshëm i AMC, Z. Dimitris Blatsios, si dhe personalitete të tjera publike. Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi se Zyra është një projekt që do të shërbejë si një adresim për çdo të ri të shkolluar, për çdo punëkërkues të hershëm apo shqiptarëve që studiojnë jashtë, të informohen se çfarë mundësish ofron Shqipëria.
Kryeministri e cilësoi projektin e inauguruar sot si dallëndyshen e parë që lajmëron një stinë të re të marrëdhënies së qytetarit me punëkërkimin. Nga ana tjetër, Ministri Veliaj tha se për Zyrën e re nuk është shpenzuar asnjë e ardhur nga kontributi i taksapaguesve shqiptarë, sepse projekti është financuar dhe mbështetur nga AMC dhe Raiffeisen Bank. Në Zyrën e re aktualisht janë reklamuar 2,180 vende pune dhe 6,344 punëdhënës të regjistruar. Ashtu si edhe në të kaluarën, AMC është e angazhuar të japë kontributin e saj në projektet që lidhen me punësimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit. Të gjithë të rinjtë e papunë, të cilët kanë mbaruar një shkollë apo zotërojnë një profesion tashmë falë këtij projekti kanë një tjetër derë të hapur.
Inagurimi shoqërohet me protesta drejtuar RamësInagurimi i zyrës së parë moderne të punës është shoqëruar edhe me protestën e disa ish punonjës të Shërbimit Kombëtar të cilët janë prekur nga shkurtimet në administratë kanë dalë në protestestë përballë ambienteve të reja të zyrës së punës teksa inagurohej. Thirrjet e tyre i janë drejtuar kryeministrit i cili e ka kaluar këtë momente pa i kushtuar shumë rëndësi dhe i është përmbajtur qëllimit për të cilin ishte aty. Hapja e kësaj zyre do të jetë tashmë një derë e hapur që do të mirëpresë të gjithë të rinjë të cilët sapo kanë përfunduar shkollën dhe janë ende në kërkim të një pune.
Shkrimi u publikua sot (15.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6.1%
Vota total: 1712
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Hamasi bombardon qytetin e Gazës, 8 të vdekur, 5 të plagosur
29 Nëntor, 07:32
-
Mos harroni çadrat! Sot reshje shiu dhe rrebeshe në të gjithë vendin
29 Nëntor, 07:14
-
Kujdes me shpenzimet e tepërta...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
29 Nëntor, 07:06
-
Mero Baze: Më në fund, PD e do drejtësinë të varur nga SHBA, BE dhe… mosbindja civile
29 Nëntor, 06:59
-
Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit
28 Nëntor, 23:04
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16