Inatet e ministrave, shumica si
Berisha, nuk presin pasardhësit

Inatet e ministrave, shumica si<br />Berisha, nuk presin pasardhësit
TIRANË - Fatit të keq të disa ministrave të rinj që e kanë nisur punën e tyre në zyrën bosh pa shkëmbyer dorështrëngimet me paraardhësnit, i kanë shpëtuar disa prej ministrave të qeverisë së re. Përveç ministrave të shumtë, të cilët nuk patën kënaqësinë e të takuarit me parardhësit e tyre, kishte dhe nga ata që postin e ri e morën pas një shtrëngimi duarsh dhe informimit të gjendjes në institucion si kolegë mes njëri-tjetrit.
Mesa duket “dashuria e vjetër” katër vjeçare mes të ministrave të djathtë dhe deputetëve apo tashmë dhe ministrave të LSI nuk është shuar aq shpejt. Kjo duket edhe në rastet e fundit, ku shumica e ministrave që janë zgjedhur nga LSI në kabinetin “Rama” janë pritur me këmbë të mbarë nga ish-ministrat.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, konfirmoi për Shqiptarja.com se ka qenë vetë ish-ministri Fatmir Mediu ai që e ka pritur në zyrë dhe që i ka dorëzuar në këtë mënyrë stafetën e një katërvjeçari të ri në këtë post Lefter Kokës. “Me ish-ministrin Mediu u takuam që ditën e dielë, menjëherë pas mbledhjes së qeverisë. Ishte një takim normal, ku vetë Mediu më prezantoi me drejtorët kryesorë të ministrisë si dhe me stafin”, theksoi Koka.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti dhe ish-ministrin Genc Ruli, ku mësohet se mes tyre ka patur një takim edhe para disa ditësh për t`i lënë kështu ndoshta porositë e fundit. Gjithashtu nëpërmjet një takimi me ish-ministrin e vjetër të Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, ka filluar punën edhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj. Ka qenë vetë ish-ministri demokrat Spiro Ksera, i cili ka bërë dorëzimin e detyrës te ministri i ri i kabinetit Rama si dhe e ka prezantuar atë përpara punonjësve të kësaj ministrie.
Madje vetë Veliaj ka shpërndarë në shenjë dashamirësie edhe fotot e takimit mes dy ministrave, të cilët duken të qeshur të dy. Këtë fat p0ër tu takuar drejtpërdrejtë me paraardhësin në postin e mnistrit e ka patur edhe ministrja e re e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ajo e ka filluar ditën e parë si ministre zyrtare pas një takimi më parë me ish-ministrin Visar Zhiti. Ka qenë vetë ish-ministri ai që e ka prezantuar me stafin si dhe i ka lënë direktivat në drejtim të këtij posti. Por ka patur edhe nga ata ministra të cilët e kanë nisur detyrën e re në zyra të reja, madje pa patur asnjë takim me paarardhës.
 
Shkrimi i botua sot në shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës