Inaugurohen dy shkolla të reja në kryeqytet, Veliaj: Ky vit do hyjë në historinë e Tiranës, hapim 10 shkolla në një sezon shkollor

Inaugurohen dy shkolla të reja në kryeqytet, Veliaj: Ky vit do hyjë në historinë e Tiranës, hapim 10 shkolla në një sezon shkollor

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një prej shkollave të inaguruara në Tiranë

TIRANË- Ky vit i ri shkollor do të mbetet në histori për hapjen e më shumë shkollave të reja në Tiranë. Kryetari Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me zëvendës/kryeministrin, Arben Ahmetaj inauguruan dy institucionet e reja arsimore në kryeqytet, shkollën e mesme "Kristo Frashëri" dhe shkollën 9-vjeçare "Vaçe Zela" në Don Bosko, të cilat do t’i japin fund mësimit me dy turne për nxënësit në atë zonë.

Teksa u uroi suksese të gjithë nxënësve që sot filluan shkollën, Veliaj tha: “Është një nga vitet që do të hyjnë në historinë e Tiranës, pasi më parë nuk janë hapur kurrë 10 shkolla në një sezon shkollor.” Ndërsa shkollën e re “Vaçe Zela”, ai e cilësoi si më modernen në Ballkan.

Kryebashkiaku ftoi edhe prindërit që të kontribuojnë dhe të kujdesen që shkollat e reja të ruhen dhe të mbahen pastër, duke mos u dëmtuar.

“Kjo është një hapësirë ku duam të ndryshojmë mentalitet dhe duhet të jemi ortakë me qytetarët, ttë jemi aksionerë të përbashkët me fëmijët me këtë investim. Nuk jemi këtu vetëm për t’i mbajtur 6-7 orë nxënësit, por duam që dhe në orët e tjera të mbetura ne të rrethohemi me kulturë. Një makinë mund të lahet dhe brenda në parkim, nuk ka nevojë të zaptohet i gjithë trotuari para shkollës. Kjo ndërtesë është vetëm fillimi i një pune që do të vazhdojë me vite e vite tek brezi i shqiptarëve që do të rriten si “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”, të kenë një mundësi që të themi ua plotësuam kushtet që të bëheshin të mëdhenj që kur ishin të vegjël”, sqaroi Veliaj.

Zëvendës/kryeministri Ahmetaj, u shpreh se shkollat e reja përfaqësojnë edhe filozofinë e re të qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës për t’i dhënë brezit të ri ambiente moderne akademike.

“Shumëkush që e sheh i duket si një ndërtesë moderne, kampus universitar. Por nuk është kampus universitar. Në fakt janë dy shkolla, një shkollë 9-vjeçare dhe një shkollë e mesme. Është filozofia moderne e qeverisë shqiptare, e Erionit, për t’i dhënë brezit të ri dhe brezit të ardhshëm ambiente dhe filozofi moderne akademike. Ndërkohë dua t’i kthehem gjithashtu momentit të parë, kur e filluam këtë punë sëbashku Erion në 2017-n. U turrën të gjithë për t’i hedhur baltë. Sot kemi frytet e punës që do t’i gëzojë shoqëria , do t’i gëzojnë fëmijët, do t’i gëzojnë prindërit duke ardhur, duke mësuar më shumë, më mirë sigurisht do t’i shijojnë dhe mësuesit”, nënvizoi Ahmetaj.

Viti i ri shkollor 2021-2022 do mbahet mend si viti ku në Tiranë u ndërtuan më shumë shkolla se asnjëherë tjetër më parë, duke shkuar kështu drejt fundit të mësimit me turne. Shkollat e reja do u shërbejnë edhe banorëve të zonave si qendra komunitare pas zhvillimit të mësimit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’