Inaugurohet ambasada shqiptare në Ukrainë, Hasani: Urë për bashkëpunimin afatgjatë midis dy vendeve! Bashkë për një të ardhme në paqe

KIEV- Ministri  për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e përfundoi vizitën e punës me inagurimin e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha

Ambasada, e hapur në fund të vitit 2024, pësoi dëme materiale pak javë më parë si pasojë e sulmeve me raketa ruse.

Ministri Hasani dhe homologu i tij, Sybiha theksoi gjatë ceremonisë se kjo ambasadë është jo vetëm një urë për bashkëpunimin afatgjatë midis dy vendeve, por edhe si një dëshmi për qëndrueshmërinë dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme në paqe e progres dhe të një Evrope të bashkuar, të fortë dhe të begatë.

Kryediplomati shqiptar mori pjesë në ministerialin Ukrainë - Evropa Juglindore, me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës. Gjatë qëndrimit në Kiev ai u takua me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, Kryetarin e Parlamentit Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin Denys Shmyhal, zv/kryeministren Olga Stefanishyna dhe Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha.

Gjatë vizitës ministri Hasani u takua edhe me presidentin e Ukrainës, Zelensky. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:32
Ministri Hasani në Kiev, takon presidentin Zelensky: Riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë

1737185665_iglihasani.JPG

Foto: Volodymyr Zelensky dhe Igli Hasani

Ministri i Jashtëm Igli Hasani takoi në Kiev presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky ku siç njoftoi përmes një reagimi në rrjetin X, i konfirmoi edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë krah Ukrainës në rrugën drejt paqes dhe sigurisë.

Ministri tha se u nënshtrua një memorandum mirëkuptimi, fokusuar në bashkëpunimin në integrimin evropian, ndërsa më herët vendet kanë firmosur  marrëveshje për forcimin e miqësisë.

“Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm”, shkroi Hasani në “X”.

Ministri i Punëve të Jashtme, pati takime edhe me kreun e parlamenti, kryeministrin, numrin 2 të qeverisë dhe homologun e tij.

Hasani po merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm në Kiev, i cili vjen në një moment kritik për Ukrainën në sfondin e agresionit ushtarak të Rusisë kundër saj, sulme të cilat në fund të vitit të shkuar prekën edhe godinën e ambasadës shqiptare atje.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it

Kosovë/ Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it