Inaugurohet Biblioteka 'Moikom Zeqo', Lida Miraj: Shumë prekëse!

Tetë muaj pas ndarjes nga jeta e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur Moikom Zeqo, emrin e tij do ta mbajë Biblioteka më e re në kryeqytet, në rrugën “Tefta Tashko”. Godina e verdhë e sapo inauguruar, ka çelur dyert për dashamirësit e parë të letrave dhe veprave që Zeqo shkroi. Para inaugurimit, bashkëshortja e tij, arkitektja Lida Miraj, shpreh mirënjohjen për këtë nderim që i bëhet shkrimtarit

 “Jam e emocionuar shumë, kur për herë të parë pashë shkrimin që është shënuar emri i bibliotekës “Moikom Zeqo”. Moikomi meritonte shumë, prandaj e falënderoj kryetarin e Bashkisë Erion Velinë, që e bëri këtë gjë. Është prekëse! Ne do të sjellim rreth 100 libra apo edhe çfarë të kemi më shumë mundësi, sepse kjo bibliotekë lidhet drejtpërdrejt me emrin e tij”, thotë Miraj.

Por, puna në nderim të veprës së poliedrikut, do të vijojnë dhe nga i biri, Epidamni, i cili ka themeluar Institutin “Moikom”, që do të jetë në shërbim të autorëve të rinj

“Instituti ‘Moikom Zeqo’ do të jetë aktiv në promovimin e të rinjve, është kjo që edhe Moikomi do të donte. Ne jemi në proces që të krijohet si qendër edhe në aktivitet të plotë”, shprehet Miraj.

Moikom Zeqo u shua në moshën 71-vjeçare. Ka shkruar rreth100 libra, në poezi, prozë, eseistikë, studime etj,, si “Laborator i ëndrrës”, “Kështu foli Mona Liza”, “Fata Morgana”. Është vlerësuar me titullin, “Mjeshtër i madh” dhe Urdhërin “Gjergj Kastëriot Skënderbeu”.

1612535391_Sequence03.00004001.Still026.jpg

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë