‘Orfeu’ i Durrësit ende i kyçur, Miraj e prezanton mozaikun e shekullit II në Kongresin e Studimeve Bizantine: Shteti ta bëjë të vizitueshëm

4 studiues shqiptarë marrin pjesë në Kongresin e 24-tërt të studimeve Bizantine. Lida Miraj prezanton në Venecia “Mitin e Orfeut” e ndalet tek Mozaiku i tij në Durrës. Ajo rrëfen vlerat e rralla të mozaikut, se si u zbulua në 88-ën nga studiuesi Moikom Zeqo, dhe bën thirrje që shteti të marrë masa për ta bërë të vizitueshëm

Bizanti- si ura mes botëve”... pas dy viteve me pengesë pandeminë, mbahet nga kjo e hënë për 6 ditë radhazi Kongresi i 24-tërt Ndërkombëtar i Studimeve Bizantine në Venecia e Padova.

Prej Shqipërisë, studiuesit janë katër. Eduart Shehi referon për familjet mesjetare në Durrës ndërsa Sokol Çunga e Andi Rembeci për kodikët palaiologë në vendin tonë, duke u përqendruar tek Arti e Kultura e Librit. Arkitekte e studiuese e arkeologjisë, Lida Miraj, prezanton temën “Miti i Orfeut/Bariu i Mirë në periudhën e hershme të krishterë dhe mozaiku i Orfeut në Durrës”.

“Prezantimi im lidhet me figurën e Orfeut. Figura e Orfeut është e hershme, e hasur në periudhën greke, është përdorur në vazo, po ashtu në periudhën romake.  Dhe në periudhën e Krishtërimit të hershëm është përdorur shumë sidomos në afreske dhe mozaikë, sepse Orfeu lidhej me figurën e Krishtit, kur krishterimi ishte i ndaluar. Krishterimi u lejua në kohën e perandorit Kostandin. Në 313-ën u mbajt Edikti i Milanos, që u lejua, se më përpara të krishterët dënoheshin”, thotë arkitektja e arkeologia Lida Miraj.

Monument i trashëgimisë  i zbuluar në vitin 1988, në bodrumin e një shtëpie private në Durrës daton në shekullin II pas Krishtit.

“Në Durrës është zbuluar nga Moikomi në vitin 1986, një mozaik që është nën themelet e një shtëpie, dhe është një nga mozaikët më të bukur në botë me figurën e Orfeut. Ka një emblemë me figurën e Orfeut, me disa kafshë, shpendë dhe pemë. Në këtë mozaik, Orfeu dorën e djathtë e ka, por nuk duket lira sepse Mozaiku është i dëmtuar. Pjesa kryesore e mozaikut i ka teserat shumë të vogla dhe anash është një kompozim me figura gjeometrike dhe floreale, me tesera pak më të mëdha ”, shprehet Miraj.

Por, ndonëse kanë kaluar mbi 3 dekada “Orfeu” i Lagjes së re të Durrësit mbetet ende i kyçur.

“Është i mbyllur... unë kam propozuar që shteti duhet ta blejë atë shtëpinë. Mund të bëhet pikë e vizitueshme. Sepse thuhet gjithmonë, që “t’i shërbejë turizmit”, së pari duhet që ti shërbejë shqiptarëve”, rrëfen më tej arkitektja.

I realizuar me gurë kubikë polikrom e me një larmishmëri ngjyrash ku bie në sy e kuqja, Miraj thotë se “Orfeu” i Durrësit si personifikim i figurës së Krishtit ka vlera të rralla e institucionet duhet të hartojnë një plan konkret që ai të jetë i mirëmbajtur e i vizitueshëm.

 

Mozaiku i Orfeut

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?