Europa Nostra përzgjedh Urën e Milotit mes 7 monumenteve në rrezik, arkitektja Miraj: Një mundësi për të rikthyer memorien

Europa Nostra përzgjedh Urën e Milotit mes 7 monumenteve në rrezik, arkitektja Miraj: Një mundësi për të rikthyer memorien

Ura e Milotit

Federata Evropiane për Trashëgiminë Kulturore “Europa Nostra” ka përzgjedhur Urën e Milotit si një nga sitet në rrezik të Evopës. Ky është një konfirmim nga specialistët evropianë që kjo urë mbart vlera historike dhe monumentale. Por krahas kësaj, në këtë mënyrë krijohet mundësia për të mbledhur fonde për mirëmbajtjen e saj. Lajmin e ka bërë me dije arkitektja Lida Miraj, anëtare e Këshillit të Europa Nostras.

“Sa bukur që Ura e Milotit e njohur edhe si Ura e Zogut, Ura e parë e paranderur në Evropë, e braktisur dhe e lënë në harresë për disa dekada, është shpallur një nga 7 Monumentet në rrezik! Bravo Europa Nostra! Bravo Qendra Rinore Sebastia për dedikimin dhe përkushtimin! Presim me gëzim që kjo Urë e bukur dhe historike të restaurohet me profesionalizem, si edhe të rikthejë memorien!”, shkruan Miraj.

7 sitet e trashëgimisë më të rrezikuara në Evropë për vitin 2022 të përzgjedhura nga Europa Nostra janë objekte me vlera nga Belgjika, Franca, Gjermania etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat