Inaugurohet në Katar qendra luksoze Alhazm, 825 milionë dollarë investim (VIDEO)

Doha, kryeqytet i Katarit, pas tetë vitesh pune, është hapur qendra luksoze Alhazm, një investim prej 825 milionë dollarësh. Në 55 mijë metra katrorë hapësirë ka gjetur vend edhe një riprodhim i Galerisë "Vittorio Emanuele" në Milano, ndërtim i shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Investimin me vlerë 825 milionë dollarë, gjiganti i pasurive të paluajtshme Al Emadi Enterprises, ia ka besuar një ekip të përbërë nga 15 arkitektë, detyra e të cilëve ishte projektimi i një zone që do të ishte miksim i shoping, kulturës dhe artit.

E ashtuquajtura "Style Vie" është frymëzuar nga galeria milaneze "Vittorio Emanuele" një nga markat më të mira në botë përsa i përket modës, bukurisë dhe mënyrës së jetesës. Por nga Italia, në qendrën luksoze "Alhazm" ka shumë më tepër: rreth 45 mijë ton mermer i Carrara-s, janë përdorur për ndërtimin e shëtitoreve dhe shesheve që janë inspiruar nga arkitektura e Rilindjes.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku