Inaugurohet në QSUT Akseleratori
Linear,Rama:Standarde në çdo spital

Inaugurohet në QSUT Akseleratori<br />Linear,Rama:Standarde në çdo spital
Të gjitha institucionet shëndetësore në vend do të përfshihen nga shërbime sipas standarteve bashkëkohore, pasi për këtë janë duke u bërë reformat e duhura në sektorin e shëndetësisë. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka marrë pjesë në inaugurimin e akseleratori linear në QSUT, i cili iu shërben pacienteve për sëmundjen e kancerit.

onkologjiku
 
Po tentohen standardet më të mira dhe më bashkëkohore, për ti dhënë mundësi mjekëve që të zhvillojnë vetveten si profesionistë, në kushte sa më të përafërta me kushtet që kanë kolegët e tyre jashtë Shqipërisë. Kjo qendër, për vite të tëra nuk ka qenë fare një qendër spitalore universitare, por ka qenë në të njëjtën kohë dhe spitali i gjithë Shqipërisë. Synimi është që të shpërndahet barra dhe të kemi disa nivele. Mendoj që check up-i do të vazhdojë të japë të dhëna dhe të ndihmojë që të krijojmë një bazë të parë. Mendoj që shërbimi tanimë këtë vit falas, tek mjeku i familjes është një tjetër kusht i mirë, por që ka ende nevojë të përforcohet, duke ndihmuar edukimin në vazhdim të mjekëve të familjes, duke stimuluar sistemin e mjekut të familjes, përmes investimeve edhe aty. Sigurisht, pastaj përtej spitaleve rajonaleve, kjo qendër nuk ka pse të mos jetë një qendër ekselence.  Ky është edhe synimi për disa pjesë të tjera të QSUT që janë ende aty ku ishte ky repart përpara këtij transformimi. Do t’ia dalim. Plani është i qartë, hapat dihet se cilat janë. Nuk na mungon as dëshira dhe as kurajoja. Por mbi të gjitha dhe përsëri e them këtë gjë, me bindje, jo formalisht, keni një bazë të mirë ku të mbështeteni, tek burimet njerëzore”  tha kryeministri.

onkologjiku

Akseleratori linear është instaluar në repartin e terapisë në spitalin Onkologjiknë QSUT si një aparaturë e teknologjisë së fundit për trajtimin multidisiplinar me preçizion të lartë të tumoreve. Kjo aparaturë ka kushtuar 315 milion lekë nga ku do të përfitojnë rreth 60 pacientë në ditë dhe rreth 640 pacientë në vit dhe sipas kryeministrit Rama, të gjitha institucionet shëndetësore në vend do të përfshihen në standartizim. Me këtë investim të rëndësishëm, QSUT do të përmirësojë ndjeshëm trajtimin me radioterapi të pacientëve me sëmundje tumorale, nga ku do të përfitojnë rreth 60 pacientë në ditë dhe rreth 640 pacientë në vit.

onkologjiku

Në dy vitet e fundit, një vëmendje e veçantë i është kushtuar masave parandaluese dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve tumorale. Kështu, gjatë vitit 2015 dy njësi lëvizëse të mamografisë realizuan falas, 4800 ekzaminime parandaluese për gratë, që jetojnë në zona ku pranë vendbanimit nuk ka mamografi stacionare. Ndërsa, në të gjitha pikat ku ka mamografi stacionare, për vitin 2014 u kryen 3317 ekzaminime parandaluese. Po kështu mjekë të rinj, të specializuar në këtë fushë po iu shtohen stafeve mjekësore të spitaleve në të gjithë vendin.

Drejtoresha e QSUT Ogerta Manastirliu, theksoi se kabineti i ri i radioterapisë është investimi më i rëndësishëm për QSUT dhe bëri të ditur se në fillim të marsit do të nisë trajtimi i parë me radioterapi. Shefi i Shërbimit të Onkologjisë u shpreh se struktura e rinovuar e radioterapisë, do të përmirësojë ndjeshëm shërbimin ndaj këtyre pacientëve.

Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se qendra moderne e radioterapisë është në vijim të përmbushjes së këtyre angazhimeve. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës