Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ishin të pranishëm në inagurimin e sallës së re të koncerteve Tonin Harapi. Gjatë fjalës së tij Veliaj tha se është bërë shumë për këtë qytet dhe do vazhdojë të bëhet akoma më shumë. Veliaj tha se cdo qytetar ka një mision për të bërë Tiranën një vend më të mirë dhe shprehu keqardhje për ata që vijnë një ditë në Tiranë për të prishur ambientin duke iu referuar protestuesve të opozitës.
"Nëse ne arrijmë të ulim Edi Ramën në një rresht cfarëdo dhe t'i dalë hapsirë për këmbët atëherë është sukses.Doja t’ju ftoja të gjithëve në një uidhëtim imagjinar, që ka një rreze 1 km nga këtu. Më pak se 1 km nga këtu është Shkolla e Baletit, një tjetër karakatinë që kur binte shi, çfarë binte jashtë binte edhe brenda. Sot kemi një Shkollë të Baletit, ndër më cilësoret në rajon.
Për ne ishte e rëndësishme të fillonim me shkollat kombëtare elitare. Tashmë jemi duke transformuar parkun e Lodrave te rruga e Elbasanit. Po kështu edhe parkingu nën tokë. Me këtë udhëtim imagjinar, rrotullohuni pak, dhe këtu kemi shkollën “Kosova”, që më ka mua si produkt. Rrotullohemi dhe pak në një rreze më pak se 1 km, Piramida e Tiranës. Një nga gjuhët që po kërkojnë të gjithë sot është kompjuteri, aftësia për të koduar për të programuar, ndaj projekti ynë tjetër do jetë Piramida.
VIDEO/Salla e re e Koncerteve
Tashmë është duke përfunduar edhe stadiumi “Arena Kombëtare”. Dhe le të kthehemi dhe pak, të kalojmë tek qyteti Studenti, ku kemi përfunduar rikonstruksionin e 11 konviketeve. Dhe do të vijojmë me të tjerat. Puna tregon se është arritur një lloj etike sociale.
Në një rreze prej 1 km cfarë influence kemi ne. Besoj që secili prej nesh si qytetar ka një mision që të reflektojë pak për influencën që shpërndan. Unë sot jam i nderuar që kjo sallë mban emrin Toni Harapi. Kur mbaron e gjitha zhurma historia ska vend për të gjithë. por ka vend për Tonin Harapin. Betejën me zhurmës dhe muzikës do ta fitojë muzika.
Një nga leksionet më të mira që kam marrë nga Edi është kur thotë, puna mirë është bërë, por puna është të mirëmbahet ajo që ndërtojmë.
Kur dikush vjen për eksursion dhune nga një qytet tjetër më dhemb", u shpreh Veliaj.
Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se më sallën e re të koncerteve është bërë një punë e shkëlqyer ndërkohë që inkurajoi të rinjtë të ndjekin ëndrrat e tyre pavarësisht pengesave.
"Kur erdhëm këtu më morën dhe më cuan lart dhe spo e kuptoja pse duhet të shkonim larg thashë do Erioni të më tregojë Tiranën nga taraca e liceut. Por e vërteta është se është bërë një punë e shkëqyer. Llozha ishte spektakolare për kënd shikimi. Edhe pjesa tjetër e sallës.
Nga ky lice kanë dalë artistë të mëdhenj. Kemi shembullin e Ermonela Jahos e cila sfidoi gjithcka për të arritur atje ku është sot, njësoj si Mesi.
Mjafton që të keni kurajon dhe fuqinë të ndiqni ëndrrën tuaj të gatshëm për t'i dhënë asaj gjithcka", u shpreh Rama.