Inaugurohet Spitali Amerikan i
ri në Prishtinë, ja ç'mund të gjeni

Inaugurohet Spitali Amerikan i<br />ri në Prishtinë, ja ç'mund të gjeni
Sot Spitali Amerikan çeli Ceremoninë e Inagurimit dhe Investimit më të ri “Spitali Amerikan Prishtinë”. Ndërtesa e re tre katëshe, e projektuar sipas të gjitha standarteve dhe teknologjisë më të fundit, dëshmon edhe njëherë seriozitetin, gatishmërinë dhe përkushtimin e këtij institucioni për t’u shërbyer me profesionalizëm pacientëve vendas dhe të huaj në Kosovë.

Spitali Amerikan, pjesë e American Hospital Assosiacion dhe investim mazhoritar i Fondit Amerikan Bedminster Capital Management, pjesë e fondeve te OPIC, operon suksesshëm prej nëntë vitesh në Shqipëri dhe prej 3 vitesh në Kosovë, duke pasur gjithmonë në rend të parë shëndetin e pacientëve. Numri i madh i tyre, besimi dhe shpresa që është krijuar ndër ta, flet për reputacionin e krijuar në nëntë vite punë të ekipit të palodhur. Flet edhe për pritshmërinë dhe përgjegjësinë e lartë para së cilës gjendemi çdo ditë për të justifikuar besimin e atyre që na kanë zgjedhur.

Ky projekt ka arritur një vlerë totale investimi prej 20 milion euro, janë punësuar 330 punonjës nga të cilët 314 shtetas të Kosovës, 9 të Shqipërisë dhe 7 nga vende të tjera.

​Spitali Amerikan ofron të gjitha shërbimet shëndetësore gjatë 24 orëve duke përfshirë Kardiokirurgji, Kardiologji, Kirurgji, Ortopedi, Gjinekologji me Obstetrikë, Pediatri me Neonatologji, Urologjinë, ORL, Urgjencë 24h si dhe të gjitha shërbimet mbështetëse (laborator, imazheri, patologji etj), 7 ditë në javë.

spitali amerikan

Z. Ronald Drake, Kryetari i Bedminster Capital, Grupit Investitor më të madh të Spitaleve Amerikane mbajti fjalën hapëse përshëndetëse duke theksuar se ky spital, mjekët kryesorë, si dhe stafi janë më shumë se një vazhdimësi e rrjetit udhëheqës të spitaleve dhe qendrave shëndetësore që i ka ndërtuar Spitali Amerikan në Shqipëri. Ai do të jetë një fanar për qytetarët e Kosovës dhe do të tregojë se Spitali Amerikan është i përkushtuar që të ofrojë kujdes dhe shërbime sipas standardeve më të larta. 

Të ftuar të tjerë të rëndësishëm ishin Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Z. Imet Rrahmani, Ambasadori i SHBA-ve në Kosove Z. Gregory Delaëie si dhe personalitete të tjera diplomatike. 

spitali amerikan

Spitali Amerikan ka vulosur edhe njëherë rrugën drejt qëllimit, duke e bërë kështu institucionin më të besuar dhe serioz në fushën e mjekësisë me:

- ekspertë të certifikuar Evropianë dhe vendas në një sistem amerikan të punës,
- teknologji mjekësore diagnostike dhe terapeutike moderne, laborator biokimik dhe mikrobiologjik modern
- diagnostikim dhe trajtim multidisiplinar që siguron shpejtësi dhe saktësi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane