Përplasja PD-PS për inceneratorët! Tabaku: Zotos e Gugalljës u zgjat koncesioni i shitjes së energjisë me 25 vite me firmë të Gjiknurit! Ish ministri: Po gënjen, ke humbur lidhjen me realitetin

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë që sipas saj është e lidhur me atë që e cilëson si 'mafien e inceneratorëve".  Tabaku madje akuzoi edhe Damian Gjiknurin, se ka firmosur një koncesion vetëm për shitje energjie ndaj inceneratorit  të Elbasanit edhe për 25 vite, ndërkohë që ai mbaronte për 7 vite. Kjo nuk është pranuar nga Damian Gjiknuri i cili tha se asnjë kontratë koncesionare nuk është firmosur prej tij dhe se se shitja e energjisë nuk është koncesion por detyrim i lidhur nga kontrata bazë që kompania kishte firmosur me Ministrinë e Mjedisit.

Tabaku tha Stela Gugallja dhe Klodian Zoto kanë përfituar pa garë një koncesion dhe në kundërshtim me ligjin edhe 25 vjet kontratën koncesionare te Inceneratorit të Elbasanit për shitjen e energjisë, por për Gjiknurin këto janë gënjeshtra dhe akuzon Tabakun se "ka humbur lidhjen me realitetin" për shkak të "lëkundjeve tektonike" që po ndodhin brenda PD-së.

"Elementi më i rëndësishëm që doli sot gjate diskutimit, ishte edhe vendimi Nr. 792 i Këshillit të Ministrave. Çfarë thotë ky vendim?! Ndërkohë që qeveria shqiptare kishte dhënë një koncesion për 7 vite për inceneratorin e Elbasanit, njëkohësisht duke përfshirë incenerimin dhe shitjen e energjisë, mbaronte për 7 vite dhe merrte në dorëzim bashkia Elbasan. Qeveria shqiptare i jep një koncension tjetër për 25 vite vetëm për shitjen e energjisë. Një koncesion i cili sot po i heq të ardhura buxhetit të shtetit. Një koncesion që sot e ka marrë përsëri Klodian Zoto dhe Stela Gugallia. Kjo kontratë koncensionare e cila ne fakt është një fletë bakalli, shet të drejtat koncensionare për të shitur energjinë dhe bazohet njëkohësisht në një vendim të ERE-s. Pra, një koncesion që e kemi paguar 21.6 mln eruo pa TVSH, një koncesion që kishte parasysh edhe shitjen e energjisë që do administrohej nga bashkia e Elbasanit, që do gjeneronte edhe të ardhura për bashkinë e Elbasanit, është dhënë një kontratë tjetër koncensionare për ta zgjatur atë pa procedurë, pa garë, tek Klodian Zoto dhe Stela Gugallia me 25 vite. Kjo mban firmën e z.Damian Gjiknuri", tha Tabaku.

"Keqardhje për deklarimet tashmë të përsëritura dhe krejt spekulative të zonjës Tabaku. Duket se "lëkundjet tektonike" brenda PD-së midis grupeve "grata" dhe "non grata" e kanë bërë dhe Tabakun të humbasë lidhjen me realitetin. Kontratat janë publike dhe çdokush mund ta shohë që nuk është firmosur asnjëra prej meje. Sot, Tabaku vijoi me të tjera shashka teksa deklaroi se paskam firmosur koncesion të posaçëm për shitje energjie inceneratorit të Elbasanit për 25 vjet. Sërish mashtrim! Autorizimi i dhënë kompanisë për prodhim energjie nuk është koncesion por është detyrim i lindur nga kontrata bazë që kompania kishte firmosur me Ministrinë e Mjedisit", shkruan ndwr tw tjera Gjiknuri.

Nga Kryesia e Kuvendit, Tabaku tha se "e njëjta skemë e pastrimit të parave që ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës dhe Fierit, ka ndodhur edhe me inceneratorin e Elbasanit"

Sipas saj janë të " paktën 10 kompani të cilat janë hapur nga Stela Gugallia, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët kanë nënkontraktuar veten. Çdo punë e inceneeratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës është bërë nga këto kompani nënkontraktuese".

Tabuku tha se inceneraroti i Elbasanit ka marrë garanci sovrane nga shteti gjatë pandemisë përveç pagesave.

"Kompanitë janë paguar me para nga buxheti i shtetit. Kompania e inceneratorti të Elbasanit ka marrë garanci sovrane nga buxheti i shtetit për të paguar paga 4 mijë, ndërkohë që e gjithë Shqipëria, gjithë ekonomia u mbyll, inceneratori i Elbasanit ka marrë garanci sovrane, ndërkohë që merrte edhe pagesat e buxhetit të shtetit. Dhe ajo që është më e rëndësishmja është ajo e nënkontraktimeve.  Këtu kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave, para të cilat kanë shkuar në kompani fiktive, kanë shkuar në pronësi të Gugallias dhe Zotos, me dyshimin që kosto reale e inceneratorit të Elbasanit nuk është aq sa thuhet në vlerën e kontratës koncensionare", tha Tabaku.

Akuzat e tretë që hodhi Tabaku, ishte në lidhje me taksën që paguajnë kompanitë e ndërtimit për dheun e pagërmuar tek inceneratori i Tiranës.

"Por sot nga dëshmitë doli që në mënyrë abuzive Bashkia e Tiranës, pa asnjë akt administrativë, pa asnjë vendim te Keshillit te Ministrave, pa asnjë kontratë detyron të gjithë firmat të cilat ndërtojnë në Tiranë, duke mos diferencuar kushdo në vepra publike apo me fonde publike, apo ndërtime të tjera private t’i çojnë në inceneratorin e Tiranës duke i krijuar pune inceneratorit te Tiranes me nje volum prej 40 mln euro shtese. Ne shkelje te kontratës, ne shkelje te gjithë ligjeve te vendit duke kthyer inceneratorin e Tiranes ne nje miniere te vertete ari."

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:11
Gjiknuri i përgjigjet Tabakut: Po gënjen, nuk kam firmosur asnjë kontratë konsecionare për inceneratorët, ke humbur lidhjen me realitetin

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri i është përgjigjur akuzave të deputetes së PD, Jorida Tabaku, e cila tha se me firmë të tij Klodian Zotos dhe Stela Gugalljes ka firmosur koncesion të posaçëm për shitje energjie inceneratorit të Elbasanit për 25 vjet.

Gjiknuri i cilëson këto deklarata gënjeshtër, ndërsa akuzon Tabakun se "ka humbur lidhjen me realitetin" për shkak të "lëkundjeve tektonike" që po ndodhin brenda PD-së. Gjiknuri thotë se asnjë kontratë koncesionare nuk është firmosur prej tij dhe se se shitja e energjisë nuk është koncesion por detyrim i lidhur nga kontrata bazë që kompania kishte firmosur me Ministrinë e Mjedisit.

"Keqardhje për deklarimet tashmë të përsëritura dhe krejt spekulative të zonjës Tabaku. Duket se "lëkundjet tektonike" brenda PD-së midis grupeve "grata" dhe "non grata" e kanë bërë dhe Tabakun të humbasë lidhjen me realitetin. Fillimisht gënjeu publikisht kur tha se kisha firmosur kontratën e inceneratorit të Tiranës. E konsiderova një lajthitje në kushtet e mungesës së informacionit dhe nuk replikova me zonjën në kohën kur lëshoi një sajesë të tillë. Kontratat janë publike dhe çdokush mund ta shohë që nuk është firmosur asnjëra prej meje. Sot, Tabaku vijoi me të tjera shashka teksa deklaroi se paskam firmosur koncesion të posaçëm për shitje energjie inceneratorit të Elbasanit për 25 vjet. Sërish mashtrim! Autorizimi i dhënë kompanisë për prodhim energjie nuk është koncesion por është detyrim i lindur nga kontrata bazë që kompania kishte firmosur me Ministrinë e Mjedisit. Në përfundim të periudhës 7-vjeçare të koncesionit, kompania bashkë me të drejtën e fituar nga autorizimi i dhënë nga Ministria e Energjisë për prodhim energjie i kalon shtetit shqiptar. Ka ndodhur tashmë fiks kështu. Kompania e inceneratorit të Elbasanit dhe e drejta e saj për prodhim energjie nga djegia e mbetjeve i është transferuar shtetit përmes pushtetit lokal ditën që përfundoi periudha e koncesionit. Me kënaqësi do jem javën e ardhshme në Komisionin Hetimor Parlamentar për të ja shpjeguar më tej zonjës Tabaku diferencën midis gënjeshtrës dhe të vërtetës!", tha Gjiknuri

SI.E./I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen