Kryeministri Edi Rama ka sfiduar Lulzim Bashën lidhur me akuzat e këtij të fundit se qeveria do paguajë 400 mln euro për tre projekte të inceneratorëve në Tiranë, Elbasan dhe Fier. 

Rama tha se ai është i gatshëm të largohet nëse opozita arrin të vërtetojë akuzat, ndërsa kërkoi që edhe kreu i PD të bëjë të njëjtën gjë nëse ato të cilat ai ka deklaruar nuk rezultojnë të vërteta. "Jap dorëheqjen nëse janë 400 mln euro për inceneratorët. Po ti a jep dorëheqjen, Lulzim? ", iu drejtua Rama Bashës. Kreu i qeverisë sqaroi se vlera e tre projekteve është 56 milionë euro dhe nuk ka asgjë korruptive në to.

"Lulzim ke dy rrugë, ose ktheje dhimbjen ne forcë dhe drejtoju për ndihmë Faikut dhe priftit të madh, ose vazhdo me gjuhën e rrugës, horr, kloun e kriminel që janë pjesë e një fjalori që në atë shkolle quhet fjalor ngelësash në oratori me standardet e shkollës që bëj unë. Unë nuk jam si ata por mësoj cdo ditë dhe e vë në jetë se ju jeni si ishin kundërshtarët e tyre në atë kohë që si i quante im zoti i madh, gdhë, gdhë, gdhë, tani gënjeshtar ti apo unë?

Ok, nëse janë 400 mln euro unë jap dorëheqjen, ti e jep dorëheqjen, çoje kokën, nëse janë aq unë jap dorëheqjen, publikisht le ta marrin ta analizojnë analistët deri të fund të kazanit dhe të nxjerrin në ballë të kazanit dhe po doli kaq unë jap dorëheqjen ti u fut një te qeshmë dhe vazhdon me tënden", iu drejtua Rama, Bashës. 

Nga ana e tij, kryetari demokrat, Lulzim Basha u shpreh se Rama nuk e njeh dorëheqjen, pasi një gjë të tillë duhet ta kishte bërë për çështjen Tahiri. Por Basha nuk dha përgjigje nëse ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen edhe ai pas sfidës që i bëri Rama, përveçse ngatërroi mbledhjen dhe shumëzimin e shifrave, duke bërë që deputetët t'ia plasin të qeshurave“Andej ku jam shkolluar unë thonë se kush mburret, ka kompleksin e humbësit. Ti ke kompleksin e humbësit pasi mburresh. Ti ke pasë lidhje me krimin që para Bashkisë, thonë miqtë e tu. Prandaj i bashkove të gjithë qelbësirat në 2013-ën, siç thoshte Muçi. Të japësh dorëheqjen ti? Por ti nuk e dhe dorëheqjen kur ministri yt i jashtëzakonshëm u faktua si mbështetës i bandës së Habilajve? Ti nuk jep dorëheqjen sepse ti nuk pranon zgjedhje në parti, jo më të japësh dorëheqje si kryeministër. Keq, mirë, unë vij si kryetar i zgjedhur i demokratëve, ti bën referendum për të mos u zgjedhur,” tha Basha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com