Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i GJKKO shton me 1 vit burgun për ish-ministrin Lefter Koka, dënohet dhe Alqi Bllako, prishet pafajësia! Shtohet akuza për shpërdorim detyre (VENDIMI)
Lefter Koka dhe Alqi Bllako
Tiranë- Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli sot (8 nëntor) vendimin për inceneratorin e Elbasanit.
Ish-ministri Lefter Koka u shpall fajtor dhe dënua me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar, duke u konvertuar në 6 vite e 8 muaj izolim.
Kurse ish-deputeti Alqi Bllako dënohet me 4 vjet burg, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 2 vjet e 8 muaj burg. Kërkesat ishin depozituar nga SPAK në muajin Prill, që nuk ishte dakord me shkallën e parë, duke kërkuar shtihim e akuzës 'shpërdorim detyre' për të dy, si dhe prishjen e pafajësisë së shkallës së parë për Bllakon.
Apeli i shpalli dy ish-zyrtarët e lartë fajtorë dhe për shpërdorim detyre, vepër për të cilën nga shkalla e parë kishin marrë pafajësinë. Për 7 të akuzuarit e tjerë nuk ka ndryshime, përfshi biznesmenët Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, në kërkim.
Në shkallën e parë Koka ishte dënuar me 5.8 vite me gjykim të shkurtuar, kurse Apeli vendosi 6 vite e 8 muaj heqje lirie. Kurse Bllako në shkallën e parë ishte shpallur i pafajshëm, kurse apeli vendosi 2,8 vite burg, me gjykim te shkurtuar. Bllako sot u njoftua se u mor i pandehur edhe për Inceneratorin e Tiranës.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ishte e përbërë me trup gjykues nga gjyqtarët Iliriana Olldashi si kryesuese, Saida Dollani dhe Engert Pëllumbi si anëtarë. Vendimi ka lidhje me çështjen e regjistruar me nr. 35 akti, datë 16 Maj 2024, i bazuar mbi ankimin e SPAK-ut. GJKKO e shkallës së parë e kishte marrë vendimin më 5 Tetor të vitit 2023.
Gjithashtu Apeli ka lënë në fuqi edhe sekuestrot e vendosura, duke i kaluar në konfiskim pasuritë, përfshi edhe shoqëritë e ndjekura penalisht dhe të dënuara me mbyllje, sipas vendimit të marrë sot dhe të zbardhur.
Vendimet e GJKKO për inceneratorin e Elbasanit, sa ishin dhe si bëhen në Apel: Lefter Koka, ish ministri i Mjedisit u dënua me 8.6 vite burg, me gjykim te shkurtuar, 5.8 vite (i ra akuza e shpërdorimit), bëhet në Apel 6,8 vite burg
Klodian Zoto, administrator i firmës koncensionare u dënua me 10 vite burg, gjykim i shkurtuar 6.8 vite (i shpallur në kërkim), lihet në fuqi
Mirel Mërtiti, pronari i Albteckenergy u dënua me10 me vite, gjykim i shkurtuar 6.8 vite, lihet në fuqi
Stela Gugallja, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit u dënua me 7 vite, gjykim i shkurtuar 4.8 (e shpallur në kërkim), lihet në fuqi
Alqi Bllako, ish deputeti i PS-së shpallet i pafajshëm, bëhet në Apel 2 vite e 8 muaj burgim
Pëllumb Abeshi, ish drejtori i Politikave në ministrinë e mjedisit u dënua me 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8 vite, lihet në fuqi
Bardhyl Cabiri, ish-anëtari i Komisionit për dhënien e koncensionit nga Bashkia e Elbasanit u dënua me 2 vjet burg, lihet në fuqi
Jonida Zeqo, ish zyrtare u dënua me 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8 vite, lihet në fuqi
Serafin Papa, u dënua me 1.4 vite burg, lihet në fuqi
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Nëntor, 09:49
Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?
-
Po
28.3%
-
Jo
64%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 5529
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Porositi vrasjen e gruas, Apeli i shtoi dënimin, dorëzohet në polici ish-avokati Alban Bengasi
8 Nëntor, 12:24
-
‘Metamorfoza’, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Pëllumb Gjokës e 6 të tjerë
8 Nëntor, 10:36
-
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako i pandehur edhe për Inceneratorin e Tiranës, SPAK e akuzon për korrupsion në dy raste
8 Nëntor, 10:14
-
Politikanët në SPAK/ Petraj: Ka përfunduar cikli për ta! Këtë muaj priten arrestime të tjera! Softa: Do dalin para ligjit
7 Nëntor, 19:06
-
Dumani pret Prokuroren e Përgjithshme të Holandës, në fokus bashkëpunimi kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
7 Nëntor, 16:40
-
I ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro që t'i vriste gruan, Apeli i GJKKO rikthen në burg avokatin Alban Bengasi
7 Nëntor, 15:49
-
I kërkuar për trafik kokaine, Princ Dobroshi i njohur si 'Peshkaqeni' ekstradohet në Gjermani
7 Nëntor, 15:16
-
Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurimit, GJKKO rrëzon kërkesën e financierit të 'Habilajve' Nezar Seiti
7 Nëntor, 14:28
-
Dosja ‘5 D’/ Gjykata e Lartë kërkoi rishqyrtimin e masave, Apeli i GJKKO lë përsëri në burg ish-drejtorët Qato dhe Molla
7 Nëntor, 13:41
-
Zbulohet skema e mashtrimit/ 48-vjeçari hiqej si prokuror i SPAK në Kadastrën e Beratit! U zhvaste para qytetarëve për t’u ‘zgjidhur’ problemet me pronat
7 Nëntor, 10:49
-
SPAK ‘fal’ 23 deputetët e PD që dogjën karriget e Kuvendit, nuk nis hetim
7 Nëntor, 10:35
-
Operacioni i shkatërrimit të kartelit të kokainës në Itali, 30 të ndaluar! Shqiptarët bashkëpunonin me Ndragheta dhe Camorra! Baza në Kolumbi, Ekuador dhe vende të BE-së
7 Nëntor, 09:39
Lajm i mire. Po pasurite kur do ju konfiskohen?
Përgjigju