Inceneratori i Elbasanit, shtyhet për në janar seanca paraprake! Njëra prej të akuzuarve kërkon pushimin e çështjes për shkak se është gjykuar një herë

Inceneratori i Elbasanit, shtyhet për në janar seanca paraprake! Njëra prej të akuzuarve kërkon pushimin e çështjes për shkak se është gjykuar një herë

Inceneratori i Elbasanit

TIRANË- Nëse çështja e Inceneratorit do të kalojë apo jo për gjykim në GJKKO do të vendoset në janar, pasi seanca e parashikuar për sot është shtyrë. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, raporton nga GJKKO se avokati i njërës prej të akuzuarve, Jonida Zeqo, Sajmir Visha ka kërkuar pushimin e çështjes pasi sipas tij është hetuar një herë dhe është pushuar nga Gjykata e Elbasanit. Në seancën e sotme kanë munguar Lefter Koka dhe Alqi Bllako.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi pak javë më parë hetimet dhe çoi për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Mbi të gjithë personat më sipër rëndojnë akuzat e  “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë që duhet thënë se Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto tre personazhet e rëndësishme për hetimet e inceneratorëve në Elbasan dhe Fier, tashmë në kërkim ndërkombëtar, janë hetuar edhe më herët nga prokuroria e Elbasanit, për të njëjtat akuza për të cilat SPAK i ka marrë të pandehur.  Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv thuhet se procedimi është regjistruar në 26 maj të vitit 2017 pas denoncimit të një personi me emrin Lefter Çollaku, i cili pas verifikimeve në regjistrin e gjendjes civile ka rezultuar anonim. Por pas hetimit një vjeçar  çështja është pushuar nga Gjykata e Elbasanit, katër vjet më parë, pikërisht në 11 janar të vitit 2018. 

Masat e sigurisë dhe sekuestrimet

Për inceneratorin e Elbasanit ndodhet në burg ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërkohë që ka masa sigurie edhe për Pëllumb Abeshin, ish-kryetar i Komisionit për dhënien e inceneratoritm ish drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit; Bardhyl Çabiri ish-anëtari i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit, Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Serafin Papa: Ish-anëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit. Në kërkim për këtë çështje janë shpallur Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja.  SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.  Lefter Koka akuzohet se ka përfituar 3.7 mln euro nga Inceneratori i Elbasanit.

Pasuritë e sekuestruara për Inceneratorin e Elbasanit:  14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²; 3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²; 1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²; 8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen