EKSKLUZIVE/ Si u hetua 4 vite më parë Inceneratori i Elbasanit, akuzat për Zoton, Gugallen e Mërtirin u rrëzuan! Do kërkohet pushim për shkak të ‘gjësë së gjykuar’

Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto tre personazhet e rëndësishme për hetimet e inceneratorëve në Elbasan dhe Fier, tashmë në kërkim ndërkombëtar, janë hetuar edhe më herët nga prokuroria e Elbasanit, për të njëjtat akuza për të cilat SPAK i ka marrë të pandehur. 

Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv thuhet se procedimi është regjistruar në 26 maj të vitit 2017 pas denoncimit të një personi me emrin Lefter Çollaku, i cili pas verifikimeve në regjistrin e gjendjes civile ka rezultuar anonim. Por pas hetimit një vjeçar  çështja është pushuar nga Gjykata e Elbasanit, katër vjet më parë, pikërisht në 11 janar të vitit 2018. 

Pushimi është kërkuar nga prokurori Anton Pali, i cili ka hetuar kallëzimin dhe është pranuar edhe nga gjyqtari paraprak  Zihni Shahu. Si prokuroria dhe gjykata kanë argumentuar se faktet e paraqitura nga ana e kallëzuesit pasi janë hetuar, nuk parashikohen nga ligji si vepër penale. Report tv disponon vendimin e plotë të gjykatës së Elbasanit ku thuhet se tre personat e mësipërm  janë akuzuar për  disa vepra  penale si  ‘moskryerje të detyrave nga organit tatimor”, “shpërdorim i detyrës’, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Në kallzimin e dorëzuar në prokurori me anë të postës shtetasi anonim Lefter Collaku  vë në dukje  krijimin e skemave  fantazëm  me qëllim vjedhjen  e pasurisë shtetërore nga shoqëria Albtek Energy shpk, dhe I.T.S shpk. Bëhet fjalë për impiantin e përpunimit te plehrave në Elbasan

Por në lidhje me këtë fakt prokuroria pasi ka marrë edhe shpjegimin e të akuzuarve por edhe pas verifikimeve të bëra ka argumentuar se nuk kemi te bëjmë me skema fantazmë por kompanitë janë në marrëdhënie biznesi me njëra tjetrën. Në lidhje me ketë kallzim rezulton se është pyetur edhe admistratorja Stela Gugallja, e cila ka deklaruar se shoqëria Albtek Energy shpk është krijuar për ndërtimin  dhe incenerimin e mbetjeve urbane ndërsa për shkakt të njohjes miqësore me shoqërinë ITS  i është afruar ndihmë për pjesën civile.

Gjithashtu Gugallja  ka deklaruar se përpara të shfaqte interesin për projektin në Bashkinë e Elbasanit  ajo ka marre mbështetje  financiare në vlerën 6 milion euro për periudhën e plote te koncesionit nga një banke e nivelit të dyte. Gjithashtu Gugallja ka deklaruar se shkaku që shfaqi interes për një projekt të tillë ishin studimet e shumta që e cilësonin Elbasanin si një nga qytetet me të ndotura.

Është pikërisht ky vendim që do të përdoret nga  avokatët  tre të akuzuarve tashmë në kërkim  për të kërkuar në SPAK pushimin e çështjes me argumentin se  jemi përpara një gjejë të gjykuar dhe të  hetuar më parë. Ndërkohë që prokurori i çështjes Klodian Braho pritet ta dërgojë dosjen për gjykim, ku krahas tre të akuzuarve të mësipërm janë të pandehur edhe ish ministri i mjedisit  Lefter Koka dhe ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë Alqi Bllako.

 

K.T./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 04/12/2022 00:57

    Po qe se avokatet kane vetem kete linjë mbrotjte ath kta te shkretet ngelen ne kerkim per ter jeten, ose ne burg. Spak i gjeti provat per vepren penale ato prova qe prokuroria e elbasanit nuk i gjeti dot. Me çfare logjike u dashka rezuar akuza?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja