Shtyhet seanca për inceneratorin e Fierit, Lefter Koka, Alqi Ballko dhe Arben Dervishi u paraqitën për gjykim të shkurtuar

TIRANË- Seanca e radhës ndaj të akuzuarve për inceneratorin e fierit u shty për shkak të kërkesave të avokatëve. Megjithëse ish ministri Lefter Koka dhe Alqi Bllako u paraqitën në sallë, gjykata e shtyu procesin për në 20 maj për shkak se kërkoi kohë për të shqyrtuar pretendimet e mbrojtjes për shpalljen e moskompetencës dhe pavlefshmëri për disa prova.

Gjykata e Posaçme, pasi u njoh me kërkesat e disa prej avokatëve të të pandehurve për inceneratorin e Fierit, ndërpreu seancën për datën 29 maj në orën 10:00. Sipas të togave, kërkesat janë voluminoze dhe kërkojnë kohë për njohjen e tyre. mes personave që kishin pretendime, ishin Arben Dervishaj, i cili kërkoi shpalljen e moskompetencës nga GJKKO dhe kalimin për kompetencës gjykatës së Tiranës, raporton gazetarja e Report Tv, Keti Banushi.

 Gjithashtu, përmes mbrojtjes Dervishaj kërkoi nga prokuroria të sqarojë qëndrimin e saj mbi akuzat e rikualifikuara në seancën paraprake. Ndërkohë, edhe i pandehuri Arenc Myrtezsni përmes mbrojtjes kërkoi pa përdorshmërinë dhe pavlefshmërinë e akteve procedurale. SPAK sipas tij nuk ka respektuar procedurën duke bërë në mënyrë të njëanshme ekzaminimet e tyre. Njësoj si Dervishaj, i pandehuri Regan Merdani kërkoi shpalljen e moskompetencës nga GJKKO, për akuzat e ngritura ndaj tij. Avokati i Arbër Denizit që ndodhet në kërkim kërkoi pezullimin e shqyrtimit ndaj tij me pretendimin se nuk ka marrë në asnjë rast njoftim për procesin ndaj tij. Gjykata nuk u shpreh dot ditën e sotme për formën e gjykimit, për shkak të volumit të ankimeve, ndërkohë që shumica prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Më 24 mars Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit ku janë marrë të pandehur ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako si dhe kolaudatori i punimeve Arben Dervishaj dhe disa zyrtarë e biznesmenë të tjerë. Prokurorja Flojera Davidhi disa javë më parë i kërkoi prokurorisë që të ndryshojë akuzën për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako si dhe për Arben Dervishaj, nga ajo e korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetërorë në korrupsion të zyrtarëve publike duke lehtësuar pozitat e këtyre personave.  E njëjta akuzë u ndryshua edhe për biznesmenin Klodian Zoto, ndërsa ngelën të pa ndryshuara akuzat e tjera ato të pastrimit të parave, mashtrimit me pasoja të rënda dhe krijimi i skemave fiktive.

Edhe për dy administratorë të kompanive, shtetasin Giuseppe Ciafaglione dhe Arjola Kodra që kryen punime për inceneratorin e Fierit u ndryshua akuza nga ajo e korrupsionit aktiv të zyrtarëve të lartë shtetëror në korrupsion aktiv të zyrtarëve publike.  Tetë personat e marrë të pandehur, përfshi edhe ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako i kërkuan gjykatës që procesi ndaj tyre të zhvillohet me gjykim të shkurtuar.  Pritej që në seancën e parë të themelit, gjykata të vendoste nëse do të pranohet kjo kërkesë, por ajo dështoi. Ndërkohë, togat e zeza pushuan akuzën për Robert Shabanin, pasi rezulton se është gjykuar njëherë për këtë akuzë dhe ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës.

Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin  e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja