Inceneratori i Tiranës, aksionerët kërkojnë heqjen e sekuestros, Gjykata e Lartë shqyrton të hënën kërkesën

Tirane- Gjykata e Lartë do të nis punën për vitin 2024 me shqyrtimin e  kerkesës së  aksionerëve të Inceneratorit të Tiranës, që kanë kërkuar heqjen e sekuestros të vendosur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kërkesa do të shqyrtohet të hënën (8 janar) në dhomë këshillimi nga një kolegj gjykues të përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj, e Sandër Simoni

Avokatët e kompanisë koncesionare kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku dhe kanë kërkuar heqjen e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”  për persion juridik  “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të tij.

Inceneratori i Tiranës  u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në korrik të vitit të kaluar.

Sipas SPAK gjatë hetimeve rezultoi se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët  “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, Inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.

Pas këtij vendimi, kompania i kaloi në administrim Agjencisë së  Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme  dhe  Administratori Shtetëror, u caktua  Arjan Baçi.

Kjo nuk ështe tentativa e parë që aksionerët e kompanisë Integrated Energy kanë kërkuar heqjen e sekuestros, pasi më herët kanë bërë kërkesë edhe në Gjykatën e Apelit, mirëpo dhe kjo e fundit la në fuqi sekuestron dhe administrimin shtetëror të kompanisë duke e konsideruar vendimin e shkallës së parë si të drejtë dhe të mbështetur në prova.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni