Inceneratori i Tiranës, Gjykata e Lartë refuzon heqjen e sekuestros, nuk pranon rekursin

Inceneratori i Tiranës, Gjykata e Lartë refuzon heqjen e sekuestros, nuk pranon rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për heqjen e sekuestros për inceneratorin e Tiranës. 

Kërkesa u shqyrtua në dhomën e këshillimit nga një kolegji gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj, e Sandër Simoni

Avokatët e kompanisë koncesionare kërkuan heqjen e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”  për persion juridik  “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të tij. Inceneratori i Tiranës u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në gusht të 2023.

Sipas SPAK gjatë hetimeve rezultoi se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët  “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, Inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.

Pas këtij vendimi, kompania i kaloi në administrim Agjencisë së  Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme  dhe  Administratori Shtetëror, u caktua  Arjan Baçi.

Kjo ishte tentativa e parë që aksionerët e kompanisë Integrated Energy kërkuan heqjen e sekuestros, pasi më herët kanë bërë kërkesë edhe në Gjykatën e Apelit, mirëpo dhe kjo e fundit la në fuqi sekuestron dhe administrimin shtetëror të kompanisë duke e konsideruar vendimin e shkallës së parë si të drejtë dhe të mbështetur në prova.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 09/01/2024 18:37

    Po ku kane ndertuar incenerator hajdutat. Incenerator ka emrin po vetem mal me mbeturima eshte.ndryshimi nga me pare eshte se tani mbeturinat i mbulojne me dherat e ndertuesve qe paguajne takse depozitimi. Inceneratori eshte ne xhepat e lalit me shoke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër