Inceneratori i Tiranës, SPAK mbyll hetimet për 12 prej të akuzuarve, mes tyre Lefter Koka! U komunikon akuzën për shpërdorim detyre, pritet gjykimi

Prokuroria e Posaçme iu ka komunikuar akuzat 12 personave nën hetim për inceneratorin e Tiranës lidhur me masat e para që janë caktuar për këtë dosje në dhjetor të vitit të kaluar. Burime bëjnë me dije se akuzat janë komunikuar për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim.

Hetimet kanë përfunduar vetëm për personat që kanë marrë pjesë në procedurat deri në lidhjen e kontratës koncesionare dhe komunikimi i akuzave është bërë për shkak se ndodhen drejt përfundimit afatet hetimore për veprën penale për të cilën akuzohen.

Mes personave që iu është komunikuar akuza janë Lefter Koka, Taulant Tusha, Pëllumb Abeshi, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Sidita Tola, Jetmir Llapaj dhe Erjon Murataj.

Ndërkohë ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, ende nuk është bërë komunikimi i akuzës, për shkak se janë zbuluar gjatë hetimit fakte të reja që krijojnë dyshimin për korrupsion.

Një pjesë e tyre u arrestuan në datën 8 dhjetor të vitit 2023, ndërkohë që disa të tjerë patën masa më të buta sigurie. Në kërkim u shpallën Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Erjon Murataj. Akuzat fillestare ishin për korrupsion, mashtrim, pastrim të parave dhe shpërdorim detyre.

Kujtojmë se së fundmi për të njëjtën çështje u lëshuan 8 urdhër arrestepor asnjëri prej tyre nuk u ekzekutua, ndërsa një nga veprat penale që u akuzuan ishte ajo e grupit të strukturuar kriminal.

Emrat e të akuzuarve për të cilët janë mbyllur hetimet 
Lefter Koka
Taulant Tusha
Pëllumb Abeshi
Namik Simixhiu
Bledar Karoli
Alba Thoma
Valbona Ballgjini
Sidita Kopliku
Etleva Kondi
Sidita Tola
Jetmir Llapaj
Erjon Murataj
Emrat për të cilët vijojnë ende hetimet
Klodian Zoto
Mirel Mërtiri
Alqi Bllako
Ilir Dedja
Endrit Habilaj
Dashamir Ymeraj
Denisa Tollkuçi
Renardo Nallbani
Marc Lappat
Giusepe Ciaffaglionen
Michael Dryijts

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Veri Jug në Qafë Shtamë, dhitë e trashëguara në familjen Pula

Veri Jug në Qafë Shtamë, dhitë e trashëguara në familjen Pula