Inceneratori në Elbasan, mbetjet do të kthehen në energji

Gjatë vitit të ardhshëm në qytetin e Elbasanit pritet të nisë ndërtimi i inceneratorit të parë, i cili do të djegë rreth 150 tonë mbetje në ditë dhe prej të cilit do të përfitohet energji elektrike. Ky investim, me një vlerë prej 15 deri në 20 milionë euro, do të jetë në partneritet me një subjekt privat. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka tha se në këtë incenerator do të bëhet edhe djegia e mbetjeve spitalore.

“Zona është përcaktuar prej shumë kohësh. Pra, në landfillin ekzistues do eliminohen mbetjet për të cilat ka përfunduar studimi i sasisë dhe i shumës që do vihet në dispozicion nga bashkia. Do ndërtohet inceneratori me vlerë deri në 20 milionë euro, do të digjen 150 tonë mbetje në ditë dhe do prodhohen minimalisht 1.5 MW”, deklaroi Koka. Kreu i Ministrisë së Mjedisit tha se duhet të rritet tarifa e mjedisit, e cila aktualisht nuk arrin të mblidhet siç duhet dhe kërkohet vendosja e një takse fikse për komunat dhe bashkitë.
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës