Incidenca në rritje, vazhdon debati për vaksinimin e detyrueshëm

Incidenca në rritje, vazhdon debati për vaksinimin e detyrueshëm

Foto ilustruese

Debati për një vaksinim të detyrueshëm të pjesshëm vazhdon të zgjerohet mes partnerëve të mundshëm të ardhshëm të qeverisë si SPD, të Gjelbrit dhe FDP.  Kryetarja e grupit parlamentar të të Gjelbërve, Katrin Göring-Eckardt, deklaroi dje se ishte arritur një marrëveshje, por u tërhoq menjëherë pas kësaj. Ndërsa kandidati për kancelar i socialdemokratëve, Olaf Scholz, kërkoi vazhdimin e diskutimin mbi këtë temë. "Mendoj se është e drejtë që tani kemi filluar një diskutim nëse kjo duhet bërë," tha zëvendëskancelari në detyrë për "Süddeutsche Zeitung" të hënën në mbrëmje në samitin ekonomik.

Thjesht të flasësh për nevojën e vaksinimit të detyrueshëm kundër virusit Corona për grupe të caktuara profesionale, siç janë punonjësit e shtëpive të të moshuarve, është tashmë një deklaratë e qartë - SPD, Të Gjelbrit dhe FDP e kanë nisur me vetëdije këtë debat. Scholz-i tha gjithashtu se vaksinimi i detyrueshëm për grupe të caktuara profesionale ishte i mundur vetëm me konsensus, "të cilin shumë duan ta mbështesin". "Po të arrihej ky konsensus, unë do ta konsideroje me vend”, tha ai. Një vendim i tillë mund të merret edhe papritur.

Schneider: Fokusi te institucionet
Për një vaksinimi pjesërisht të detyrueshëm u shpreh edhe sekretari parlamentar i SPD-së, Carsten Schneider. Ai shtoi, megjithatë, se fokusi duhet të jetë në institucionet dhe jo ekskluzivisht në grupe të caktuara profesionale. "Ndodhi një incident në një shtëpi pleqsh me shumë vdekje në Brandenburg, por korona nuk u transmetua nga kujdestarët, por nga personeli i shërbimit," tha Schneider-i për radion Deutschlandfunk. "Kjo do të thotë që një detyrim të tillë vaksinimi nuk duhet ta vendosim sipas profesionit, por sipas institucioneve, nëse është e mundur edhe unë jam i mendimit se mund të bëhet”.

Presidentja e Këshillit Gjerman të Infermierisë, Christine Vogler, është e të njëjtit mendim. Në vend që të synohen grupe të caktuara profesionale, duhet të vazhdohet "në bazë institucionesh”, deklaroi ajo në revistën e përbashkët televizive të mëngjesit të ARD dhe ZDF. Sepse, në fakt me grupet vulnerabël në klinika dhe shtëpitë e të moshuarve nuk janë në kontakt vetëm kujdestarët, por edhe të afërmit, punonjësit e pastrimit dhe ndihmësit e kuzhinës. Edhe për këta, vaksinimi duhet të jetë gjithashtu i detyrueshëm, tha Vogler. Shkalla e vaksinimit midis  punonjësve shëndetësorë është tashmë e lartë. Të paktën në klinika, 90 deri në 94 për qind e tyre janë të vaksinuar kundër Coronas dhe një shifër e ngjashme mund të pritet në shtëpitë e të moshuarve.

Kjo temë megjithatë, nuk është ende pjesë e reformës së ligjit për mbrojtjen nga infeksionet, të nisur nga partitë që duan të formojnë qeverinë e re gjermane, i cili pritet të miratohet këtë javë. Bundestagu do të votojë mbi amendamentin e ligjit të enjten.

Konsensus për vaksinimin e detyrueshëm në ushtrinë gjermane
Duket më e lehtë për të arritur një marrëveshje mes palëve për vaksinimin e detyrueshëm kundër koronas në ushtrinë gjermane. "Nga këndvështrimi im, vaksinimi kundër koronës duhet të përfshihet në mënyrë të detyrueshme në imunizimin bazë të ushtarëve. Ne të gjithë mund të llogarisim se do të jetojmë me patogjenët e koronas për një kohë të gjatë", i tha agjencisë gjermane të lajmeve dpa Siemtje Möller, përgjegjës për politikën e mbrojtjes te socialdemokratët. "Pikërisht në këtë situatë kritike pandemike, Bundesëehr-i përsëri thirret gjithnjë e më shumë për ndihmë administrative, që ushtarët tanë të dërgohen shpejt dhe të mbrohen aty ku ndihma është më e nevojshme”.

Të Gjelbrit deklaruan se ushtarët tashmë duhej të toleronin disa vaksina dhe se kjo ishte pranuar gjerësisht për vite me radhë brenda Bundesëehr-it. "Në këtë kuptim, përfshirja e vaksinimit të koronas në këtë katalog nuk do të ishte e pazakontë dhe do të ishte mjaft logjike”, tha Tobias Lindner, ekspert i mbrojtjes për të Gjelbrit. "Shpresoj shumë që trupat të arrijnë shpejt një marrëveshje për këtë çështje me organet pjesëmarrëse. Duke pasur parasysh se gatishmëria operacionale e personelit të Bundesëehr-it është mjaft e prekur nga infektimet me korona, vaksinimi ka një kuptim edhe në aspektin e politikës së sigurisë”.

Marie-Agnes Strack-Zimmermann, anëtare e FDP e ngarkuar me mbrojtjen, foli në favor të futjes së vaksinimit kundër koronas për ushtarët dhe punonjësit civilë. Në të njëjtën kohë, ajo vuri në dukje se shkalla e vaksinimit në forcat e armatosura të pjesshme të Bundesëehr-it ishte mbi 80 për qind dhe për rrjedhojë dukshëm më e lartë se mesatarja kombëtare./DW/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja