Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni me 155 pasagjerë bën ulje të detyruar në Beograd

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni me 155 pasagjerë bën ulje të detyruar në Beograd

Aeroporti 'Nikola Tesla' në Beograd

Avioni që fluturonte nga Hamburgu i Gjermanisë për në Prishtinë, me 155 pasagjerë, ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin Nikola Tesla në Beograd.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë Liburn Aliu me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se shkak është bërë një problem teknik.

“Sot, fluturimi i planifikuar nga Hamburg - Gjermani për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur nga Hamburg në ora 14:30, me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të ulet ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd”, shkroi Aliu.

Sipas tij, pas incidentit, operatori ajror ndërmori masa të menjëhershme duke organizuar një avion alternativ për transportimin e pasagjerëve.

"Operatori ajror Eurowings, menjëherë ka organizuar dhe ka dërguar një aeroplan  alternativ (Flt. Nr. EW6005) i cili ka marrë udhëtaret e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në ora 22:56 ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë  për në qytetin e Köln në Gjermani, ku pritet të aterrojë rreth orës 00:45 pas mesnatës.

Autoritetet shtetërore të Kosovës në koordinim me aeroportin e Prishtinës kemi qenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Eurowings për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim.

Fluturimi i udhëtarëve për në Kosovë do të organizohet menjëherë më tutje nga operatori ajror sipas procedurave te aplikuara në raste të tilla.

Informata me të detajuara në lidhje me rastin do të marrim nga operatorin Eurowings në ditët në vijim", thuhej më tej në postim.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj në shesh pret Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë

Erion Veliaj në shesh pret Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë