ROME- Ka qënë gara e fundit me makinën e tyre tip Peugoet por edhe dita e fundit e jetës për një çift të dashuruarish. Makina ku udhëtonin piloti Catelani Valerio dhe shoqëruesja e tij, navigatore, Daniuela Bertoneri u përfshi nga flakët vetëm dy minuta pas fillimit të provave speciale të garës së makinave Rrally në qytetin Brancoli të Italisë. Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje.

Sipas hetuesve makina tip Peugoet më nr serie Shtatë nga shpejtësia e madhe është përplasur më një mur në të majtë të rrugës duke u përmbysur, më pas automjeti është përfshirë nga flakët.

Në vendin e aksidentit janë dërguar mënjëherë ekipet e emergjencës mjekësore dhe policisë, gjithashtu drejtuesit e garës pas ngjarjes vendosën ndërprerjen e garës.
(eb/sg/shqiptarja.com)