Incident në sy të Fyles/Rama-Ristanit:
Ke bërë burg. Deputeti: Ti je rrugaç

Incident në sy të Fyles/Rama-Ristanit:<br />Ke bërë burg. Deputeti: Ti je rrugaç
TIRANE - Tryeza e katërt e Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE është përfshirë nga debate mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të Partisë Demokratike, Arben Ristani.
 
A1 Report mëson nga burime në këtë takim, se gjatë tryezës me dyer të mbyllura në prani të komisionerit europian Stefan Fyle, Rama duke iu referuar Ristanit, tha se në këtë tryezë ka dhe njerëz që kanë qenë në burg. “Je kryeministër rrugaç”, - mësohet t’i jetë kthyer deputeti demokrat, kreut të qeverisë.
 
Deputeti i PD Arben Ristani pas viteve 90-të ka qenë në burg për mitmarrje.
 
Ky konflikt mes kryeministrit dhe Ristanit erdhi pasi opozita u ankua për dhunën e deputetit socialist Arben Ndoka ndaj atij demokrat, Gent Strazimiri.
 
Por nje deklarate e tille u be publike nga vete kryeminsitri Rama, edhe gjate konferences qe zhvilloi me eurokomisionerin Fyle pas takimit me dyer te mbyllura. Ai tha se eshte i gatshem te prese propozimet e opozites per ndryshime ne legjislacion, per te kaluaren e nje personi qe do t'i bashkohet parlamentit apo administates.

“Në legjislacion ekziston dëshmia e penalitet, ne i jemi referuar dëshmisë së penalitetit kur kemi bërë zgjedhjen e deputetëve tanë, por nëse PD ka ndonjë vizion strategjik lidhur me si mund të pengohen njerëzit të marrin pjesë në jetën politike, administratë, ne jemi gati të ulemi dhe të shohim versionin e tyre, për më tepër që ata kanë njerëz që kanë bërë burg që marrin pjesë dhe në dialogun e nivelit të lartë dhe e dinë mirë se ç’është liria për t’u zgjedhur dhe dënimi për t’u kryer”, tha Rama.

Pse dhe kur e ka bërë burgun Arben Ristani
Pas ndryshimit të regjimit dhe ardhjes në pushtet të demokratëve ndryshoi edhe sistemi gjyqësor në vend. Pas shkarkimit të gjyqtarëve e prokurorëve që ishin në detyrë gjatë sistemit komunist, u bë edhe emërimi i gjyqtarëve të rinj, dhe mes tyre ishte edhe Arben Ristani, në atë kohë 21 vjeç. Vetëm 4 vite më vonë, Ristani do të shqyrtonte gjyqin ndaj gazetarëve Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka, mbi të cilët rëndonte akuza për “nxjerrje të sekretit shtetëror”. Pasi liroi Aleksandër Frangajn, gjyqtari Ristani la në burgun e Tiranës Martin Lekën. Por me sa duket ky dënim nuk i konsiderua ai i duhuri, duke bërë që edhe të krijoheshin pakënaqësi në radhët e drejteusve, ku president i asaj kohe ishte Sali Berisha. Në mars 1994 u arrestua vetë gjyqtari Arben Ristani, duke u akuzuar për “shpërdorim detyre” për një proces që ai ka pasur ndërmjet një firme private dhe organeve të policisë financiare.
 
Vetë Arben Ristani shkoi kështu në burgun e Tiranës, në të njëjtin ku vuajti dënimin edhe gazetari Martin Leka.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim