Një punonjëse e pushuar e bashkisë së Tiranës nga administrata e Erion Veliajt ka shkaktuar një incident në bashki. Ish-punonjësja emri i të cilës nuk bëhet publik, ka debatuar me personelin e bashkisë në hollin e katit të parë.
 
Duke qenë se tonet janë ashpërsuar gjatë debatit, punonjësit e tjerë kanë njoftuar policinë që të garantonte rendin. Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se në këtë incident nuk është përfshirë Kryebashkiaku Veliaj.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)