Incident në sallën e Kuvendit ku pritet të votohet për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Gazetarët janë përplasur me gardën, pasi nuk u lejuan që të filmonin afër në sallë.
Kjo gjë ka sjellë indinjatën e deputetëve të opozitës.Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila ishte në podium duke folur, deklaroi se po shkelen liritë e tyre.
Ina Zhupa kërkoi projektrezolutë dhe një mocion për debat në lidhje me dhunën ndaj gazetareve.
“Bëhet fjalë për një rezolutë për barazinë gjinore dhe për gratë gazetare. Ju duhet të thoshit faleminderit për këtë rezolutë dhe jo të thoni nuk është çështje e qeverisë. Rregullorja është e qartë dhe çdo jurist mund të thotë se si lexohen nenet, por ju dhemb se Rama i trajton gazetarët në mënyrën më të keqe të mundshme. Shqipëria është në vendin e fundit për lirinë medias. Ju i shtyni gazetarët kur bëjnë pyetje që kryeministrit tuaj nuk i pëlqejnë. Është faji i tij kur dhunohen gazetare femra. Mos shkelni rregulloren kur bëhet fjalë për lirinë e gazetarëve”, tha ajo.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk pranoi mocionin me debat të kërkuar nga opozita për miratimin në seancë të pr/rezolutës “Për mbrojtjen e gazetarëve nga dhuna e çdo lloj forme, fundin e pandëshkueshmërisë ndaj dhunuesve dhe njohja e rolit të pazëvendësueshëm të rolit të medias së pavarur”.
Nikolla u shpreh se, “ky mocion nuk pranohet, pasi nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores”.
“Konferenca e Kryetarëve vendos vetëm datën”, theksoi Nikolla.
S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
32.3%
-
Jo
61.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 3370
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendi vakant, qeveria propozon Olta Rushaj për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
19 Mars, 20:03
-
Peleshi takon Princin e Maltës: Harmonia ndërfetare, forcë e Shqipërisë në rajon
19 Mars, 13:46
-
Shqipëria shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit, Haxhinasto: E përshëndesim, por duheshin respektuar procedurat! Andoni: Më parë të miratohej Rezolutë për Gazën
17 Mars, 16:33
-
PD lajmëroi bojkotin e seancës plenare nesër, Balla: S'ka agjendë personale, do votohet rezoluta për shpalljen e Iranit si shtet sponsor i terrorizmit
16 Mars, 18:41
-
AMF e Konkurrenca pa rezoluta, Kuvendi anashkaloi votimin: Mungonin titullarët! Braçe për Report Tv: E papranueshme, sigurimet monopol
16 Mars, 17:04
-
Kuvendi shpall nesër Iranin shtet sponsor të terrorizmit, PD s’merr pjesë: Seanca, axhendë personale e Ramës! PS: Reflektoni, rezolutë urgjente
16 Mars, 16:40
-
Çmimi i naftës, PD dorëzon pr.ligjin të hënën në Kuvend, Bozdo: Mekanizëm detyrues që qeveria të marrë masa automatike për krizat energjitike
13 Mars, 18:02
-
PS nuk lëshoi Ballukun, avokati: Veprim politik i paralajmëruar! SPAK të përshpejtojë hetimet, ndërkombëtarët s’do ta falin refuzimin
13 Mars, 17:29
-
Shqipëria do të shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit, vendi i dytë në botë pas SHBA! Report Tv siguron pr.rezolutën e PS: Pasdaranët e Hezbollahu, grupe terroriste
13 Mars, 14:45
-
PS nuk ‘dorëzoi’ Ballukun/ Avokati Çaça: Grupi Parlamentar i mazhorancës zëvendësoi Gjykatën! Beqiri: SPAK inatçor, degjeneroi kodin dhe funksionin e vet
12 Mars, 23:06
-
PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, Lapaj nga protesta: Mbrojtën hajdutërinë dhe 'goditën' Republikën! Përplasje me Policinë
12 Mars, 20:27
-
EKSKLUZIVE/ Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit për Report Tv: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë
12 Mars, 18:28