Tentoi të shtypë me makinë qytetarët në Sheshin "Skënderbej", i riu hero neutralizon shoferin: Mendova se ishte akt terrorist! Policia: Agresori i droguar

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditen e sotme në Sheshin "Skënderbej" ku një i ri u fut me shpejtësi me një automjet duke tentuar të shtypë qytetarët, ku shkaktoi momente paniku dhe terrori.

Fatmirësisht nuk flitet për persona të lënduar, ndërsa agresori është identifikuar si Arben Mema, 32-vjeç banues në Kombinat, i cili u neutralizua nga një qytetar që bëri një veprim heroik.

I riu 22 vjeç, i identifikuar si Klodian Elqeni, iu afrua automjetit të agresorit dhe e goditi atë me shqelm në fytyrë, ndërsa tha për mediat se e bëri këtë veprim pasi mendoi se bëhej fjalë për një akt terrorist. 

Më pas ka ndërhyrë edhe një qytetar tjetër të cilët së bashku me 22-vjeçarin, e mbajtën të bllokuar agresorin deri në mbërritjen e policisë. Disa prej pamjeve janë filmuar nga "abc news"

Sipas Policisë rezulton se agresori ishte në gjendje shumë të dehur dhe i droguar, pasi në automjet janë gjetur edhe disa doza lënde narkotike, ndërsa para se të futej në shesh, ai ka përplasur edhe disa automjete të tjera.

Pas ngjarjes, dy të rinjtë që shmangën tragjedinë e mundshme, janë pritur në selinë e Partisë Socialiste nga Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

VIDOE/Momenti kur i riu Klodian Elqeni neutralizon Arben Memën që ishte futur me makinë në sheshin 'Skenderbej'

1619350116_klodjan.jpg

I riu hero Klodian Elqeni

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
Ngjarja e rëndë në Sheshin 'Skënderbej', Meta falënderon të riun hero: Mirënjohje, akti i tij shembull frymëzues për të gjithë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua sot në Sheshin "Skënberbej", 32-vjeçari Arben Mema u fut me makinë duke tentuar të shtypë qytetarët. Me një postim në Facebook, Meta falënderon heroin 22-vjeçar Klodian Melqeni dhe i shpreh atij mirënjohjen. Meta thotë se sot në ditën e zgjedhjeve, akti i tij është një shembull frymëzues për të gjithë.

"Falënderim dhe mirënjohjen më të thellë për aktin heroik të Klodianit, i cili shpëtoi sot jetën e dhjetëra qytetarëve dhe parandaloi një ngjarje tepër rëndë në Sheshin "Skënderbej". Sot në Ditën e Sovranit, të Demokracisë dhe të Qytetarisë, akti i tij është një shembull frymëzues për të gjithë!", thotë Meta.

Ora 13:20
FOTOLAJM/ Shmangën tragjedinë në Tiranë, të rinjtë heronj priten në Partinë Socialiste nga Rama dhe Veliaj

Klodjan Elqeni, i cili së bashku me një të ri tjetër ka shmangur një tragjedi pak minuta më parë në sheshin 'Skenderbej' në Tiranë ku ka neutralizuar një person i cili tentoi të shtypë njerëzit me makinë, janë pritur të dy në Partinë Socialiste nga Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Janë publikuar foto që Klodjani ka bërë me Ramën dhe Veliajn. Rama e ka postuar këtë foto në rrjetet sociale.

 

Ora 13:17
Tentoi të shtypë qytetarët në sheshin Skënderbej, shoferi ishte nën efektin e drogës, iu gjet kanabis në makinë

Arben Mema, 32 vjeçari që tentoi të shtypë qytetarët me makinë në sheshin Skënderbej policia thotë se dyshohet se ishte nën efektin e drogës. Në makinë i është gjetur një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Njoftimi i plotë:

Në sallën operative ka ardhur njoftim se në sheshin "Skënderbej", një drejtues mjeti ishte duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe qytetarë të rastit kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e drejtuesit të mjetit, shtetasit A. M., 32 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nga verifikimet paraprake të Policisë nuk ka persona të lënduar dhe dyshohet se drejtuesi i mjetit është nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Ky drejtues mjeti fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora 13:15
Motrat e agresorit shkojnë në Sheshin "Skënderbej", shtyjnë operatorët dhe gazetarët: Ku është vëllai! (VIDEO)

Dy motrat e 32-vjeçarit Arben Mema, i cili terrorizoi sot qytetarët duke tentuar t'i marrë përpara me makinë, kanë shkuar në sheshin "Skënderbej" pas ngjarjes duke kërkuar të vëllanë. Ato janë treguar agresive me mediat duke i shtyrë operatorët dhe gazetarët dhe duke i kërkuar të mos filmonin, ndërsa thërrisnin me zë të lartë "ku është vëllai".

Ora 12:57
Neutralizoi shoferin që tentoi të shtypë qytetarët, flet i riu hero: M'u duke si akt terrorist, u vërsul drejt njerëzve, e godita me 2 këmbët nga dritarja e makinës (VIDEO)

Klodjan Elqeni i riu që ka neutralizuar Arben Memën 32 vjeç nga Kombinati i cili tentoi të shtypë me makinë qytetarët në sheshin Skënderbej ka treguar si ndodhi ngjarja duke thënë se në fillim mendoi se kemi të bëjmë me akt terrorist. Teksa ka thënë se 32 vjeçari iu vërsul njerëzve, shtoi se ka ndërhyrë duke e qëlluar me dy këmbë në fytyrë nga xhami i makinës. Elqeni tha se merret prej kohësh me stërvitje.

“Mendova që është akt terrorist. U frikësuam ndalëm njerëzit por ai u vërsul drejt njerëzve, pasi u ndalua makina u  afruam për të parë çfarë ndodhi. Ai ndaloi në mes të sheshit, e ktheu makinën i erdhën disa persona afër dhe se ndalën dot, pastaj u vërsul drejt njerëzve. Nuk e di se çfarë mendonte por thjesht mu duk shumë e rrezikshme mënyra si ecte. Mu duk  shumë e rrzikshme dhe e vetmja formë ishte ti hyja përmes dritares. Unë gjithë jetën time jam marrë me stërvitje. Më ndihmuan qytetarët pastaj pasi e qëllova se isha me dy këmbët në makinë. Pasi i rashë me këmbë në fytyrë, pas goditjes që mori ai sfoli fare. Se njoh fare kush është”, shtoi ai.

Ora 12:48
Tentoi të shtypë me makinë qytetarët në sheshin Skënderbej, zbulohet identiteti i 32 vjeçarit nga Kombinati (VIDEO)

Arben Mema nga Kombinati 32 vjeç është shoferi i dehur i cili ka hyrë në sheshin Skënderbej dhe ka tentuar të shtypë me makinë disa qytetarë por është neutralizuar shumë shpejt.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 26/04/2021 13:38

    Turp policia ne raste te tilla duhej ta ekzekutonin terrorristin..kjo tregon punen e dobet te policise..

    Përgjigju
  • Lutfiu: 26/04/2021 01:30

    LERENI MORE TE SHKRETIN SE KA QENE I DROGUAR,,,NUK KA SHQIPTAR QE TE VRASE KOT NJEREZIT E VET,,,COJENI NE NDONJE KLINIKE TE PASTROHET NGA DROGA.....

    Përgjigju
  • Iris: 26/04/2021 00:13

    Bravo ketyre djemve per trimerine e guximin qe treguan.Ky agresori i droguar,jo vetem qe mund te kishte plagosur kembesoret,por mund t'i kishte hyre tej per tej cadres se vaksinave aty prane.Sa per motrat,treguan sjelljen klasike te shume shqipove, qe perkrahin te afermit,pavaresisht kane te drejte ose jo.Do te kishte qene me mire, qe te kerkonin falje per sjelljen e vellait dhe t'ju kerkonin mediave te respektonin privatesine,jo te benin ate skene idioteske e vulgare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia