Incidentet natën e Vitit të Ri 2024/ Tiranë, plumbi qorr plagos italianen në bulevard! Në Vlorë 2 përfundojnë në spital

Incidentet natën e Vitit të Ri 2024/ Tiranë, plumbi qorr plagos italianen në bulevard! Në Vlorë 2 përfundojnë në spital

Festimet ne Tirane

Nata e ndërrimit të viteve (31 - 1 janar 2024) në Tiranë dhe në qytete të tjera në përgjithësi shkoi e qetë me përjashtim të dy tre incidenteve.

Në Tiranë një shtetase italiane u plagos me plumb qorr në bulevardin Zogu I. Ngjarja u shënua rreth orës 00:35 minuta të 1 janarit.

 Në njoftimin e saj policia dyshon se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia por ende nuk ka identifikuar burimin e zjarrit.

Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin "Zogu I", është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila  ndodhet  në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën" informoi sot policia e Tiranës

Ndërkohë mbrëmë në një prononcim për median nga sheshi “Skënderbej’ drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj informoi për dy incidente me mjete piroteknike. Një fëmijë 13 vjeçar nga "Rruga e Dibrës” dhe një 40 vjeçar nga Kamza kanë pësuar dëmtime por jo serioze për jetën

Ndërkohë në Vlorë dy persona pëfunduan në spital pasi gjatë festimeve të Vitit të Ri u konfliktuan me njëri tjetrin me sende të forta

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:28
Dëmtohen shtyllat e ndriçimit në Parkun e Ksamilit, policia në kërkim të autorëve

 

E ndërsa të gjithë po festonin ardhjen e Vitit të Ri, disa persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar shtyllat e ndriçimit në Parkun e Ksamilit, i cili ndodhet në rrugën “Ali Pasha”. Raportohet se janë thyer 5 prej shtyllave të ndriçimit, ndërsa të tjerat janë dëmtuar pjesërisht. Për këtë ngjarje Policia e Sarandës ka nisur hetimet, por deri tani nuk jepen detaje.

Ora 13:21
Festimet e fundvitit në Vlorë, 10 vetë në spital nga alkooli

Dhjetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës në ditën e parë të vitit 2024.

Gazetari i Report TV raporton se ka pasur edhe raste të vogla për shkak të konsumimit të alkoolit.

Mjeka Fabiola Spahiu konfirmon se rastet kanë qenë të menaxhueshme, ndërsa personat kanë marrë ndihmë për shkak të alkoolit të tepërt. Veç personave të paraqitur për shkak të problematikave me alkoolin, dy janë dëmtuar për shkak të një konflikti mes tyre.

Ora 12:03
Shtetasja italiane plagoset nga plumbi qorr në bulevardi 'Zogu I' Tiranë, policia jep informacionin e parë

Policia informon se 51 vjeçarja italiane e cila u plagos nga një plumb qorr ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia.

Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin "Zogu I", është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila  ndodhet  në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes.

Ora 01:31
Vlorë, dy persona përfundojnë në spital pas një sherri

Dy persona kanë mbërritur në spitalin e Vlorës të lënduar, pas festimeve të Vitit të Ri.

Mësohet se ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe kanë përdorur edhe sende të forta ndaj njëri-tjetrit duke mbetur të plagosur.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa dy personat janë duke marrë ndihmë mjekësore.

 

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 01/01/2024 12:35

    Albanistan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)