Troket Viti i Ri 2024, spektakël fishekzjarresh e koncert në Tiranë! Atmosfera festive nga Saranda në Kukës! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar

Viti i Ri 2024 ka ‘trokitur’ në Shqipëri, duke lënë pas 2023-in me shpresë për një vit më të mbarë e të begatë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Qytetet në të gjithë vendin u përfshinë nga atmosfera festive, ndërsa qytetarët u mblodhën në sheshet kryesore të qyteteve për të shijuar spektaklin e fishekzjarreve.

Nata e ndërrimit të viteve, mblodhi në tryezë familjarë e miq, të cilët sëbashku shijuan gatimet tradicionale e trokitën gotat për shëndet e mbarësi. Festa kulmoi në orën 00:00 me spektaklin e fishekzjarreve në kryeqytet të organizuar nga Bashkia Tiranë, ndërsa nuk mungoi as një koncert ku qytetarë të shumtë të shijuan performancën e disa artistëve, si Arilena Ara, Era Istrefi, Ardit Çuni e shumë artistë të tjerë.

Jo vetëm në Tiranë, por edhe në sheshet kryesore të qyteteve të tjera si në Korçë, Shkodër, Durrës, Sarandë, Vlorë, Fier u ndje atmosfera festive me fishekzjarre, të cilën Report Tv e përcolli në një transmetim të drejtëpërdrejtë. Qielli ndriçoi nga fishekzjarret duke dhuruar një atmosferë magjike që u shijua nga qindra qytetarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 01:25
Si e priti Vitin e Ri Kruja

Edhe në Krujë shpëthyen fishekzjarret që lajmërojnë ardhjen e vitit të ri 2024.

Report Tv sjell atmosferën se si u prit Viti i Ri 2024.

 

 

Ora 01:22
Fieri dhe Lushnja mikpresin Vitin e Ri, ja atmosfera

 

Atmosfera festive përsfhiu edhe qytetin e Lushnjës dhe Fierit, ku nuk munguan fishekzjarret.

Report Tv sjell atmosferën se si u prit Viti i Ri 2024.

Ora 01:20
Elbasani pret me spektakël fishekzjarresh Vitin e Ri, ndriçohet qielli

Edhe qyteti i Elbasanit ka pritur Vitin e Ri me spektakël fishekzjarresh duke dhuruar një atmosferë magjike në sheshin kryesor.

Qytetarë të shumtë iu bashkuan atmosferës festive në shesh.

Ora 01:03
Berati pret Vitin e Ri me fishekzjarre, qytetarët vazhdojnë festën në lokale

Qindra qytetarë e pritën Vitin e Ri në pedonalen e qytetit. Ndërrimi i viteve ardhja e Vitit të Ri 2024 u prit mes fishekjzarreve të  cilat u hodhën nga vetë qytetarët që kishin mbushur pedonalen si dhe shëtitoren përgjatë lumit Osum.

Spektakël me fishekziarresh u organizua nga bashkia Berat të cilat u hodhën nga Tabia e Kalasë.

Sapo ora trokiti 12 njerëzit uruan njëri-tjetrin Gëzuar e vit të mbarë.

Festa vijon në lokalet e shtëpizat të cilat kanë dy muaj që kanë ndezur e mbajnë gjallë atmosferën në qytetin e Beratit.

Ora 01:00
Edhe Kukësi mirëpret 2024 me fishekzjarre

Edhe në Kukës qytetarët kanë festuar me fishekzjarre.

Përveç bashkisë kanë qenë dhe qytetarë të cilët kanë dalë në shesh për të festuar duke hedhur fishekzjarre për të uruar mirëseardhjen e Vitit të Ri 2024.

Ora 00:50
Viti i Ri, qytetarë të shumtë festojnë ndërrimin e viteve në Sarandë

Qindra qytetarë në Sarandë kanë pritur ardhjen e Vitit të ri 2024 në Shëtitoren e qytetin.

Për të festuar me qytetarët kanë qenë edhe kryetari i bashkisë Sarandë Oltion Çaçi, i cili ka uruar të gjithë qytetarët e Sarandës për të vijuar me pas me një spektakël fishekzjarresh në të gjithë qytetin.

Ora 00:42
Lezha mikpret Vitin e Ri, spektakël fishekzjarresh, qytetarët mbushin sheshin

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Lezhë bashkimi i akrepave të orës që lajmëruan ardhjen e Vitit të Ri u prit me një atmosferë të gëzueshme. Qindra qytetarë mbushën rrugët dhe sheshin kryesor të qytetit, duke u bërë pjesë e festimeve për Vitin e Ri 2024.

Për disa minuta qielli u ndriçua nga magjia e fishekzjarreve të shumta të cilët u hodhën në mënyrë të orgnizuar nga Bashkia e Lezhës dhe vetë qytetaret.

Atmosfera festive u monitorua nga forca të shumta policie të cilët ishin vendosur në disa pika të qytetit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për incidente.

Ora 00:29
Viti i Ri, Policia: Vetëm dy të lënduar nga fishekzjarret në Tiranë

 

Policia e Shtetit njofton se vetëm dy persona kanë mbetur të lënduar nga fishekzjarret në Tiranë.

Deri më tani, nuk raportohet për asnjë person tjetër të lënduar në rang vendi.

Ka dy të dëmtuar nga përdorimi i lëndëve piroteknike në Tiranë një 13 vjeçar nga rruga e Dibrës dhe një nga Kamza, janë me dëmtime jo serioze, jashtë rrezikut për jetën. Në shkallë vendi ska asnjë raportim për të lënduar. Kemi marrë masa për të ndëshkuar cdo përdorues që përdor mjete alkoolike.

Ora 00:22
Korça nuk zhgënjen, turistë vendas e të huaj festojnë Vitin e Ri 2024 në shesh

 

Viti 2024 ka nisur me spektakël fishekzjarresh në Korçë e Pogradec.

Turistë vendas e të huaj shijuan atmosferën magjike tw fishekzjarreve në shesh.

Ora 00:21
Tirana ndriçon nga fishekzjarret e mesnatës! Erdhi Viti i Ri 2024! Shikoni videon

Tirana u ndriçua sot nga fishekzjarret që shënjjnë fillimin e një viti të ri. Pasohet me urimin për ditë më të begata e një Shqipëri më të mirë, më të bukur e më të pastër.

 Spektakli i fishekzjarreve në Tiranë u organizua nga bashkia, ndërkohë të shumtë kanë qenë dhe ato që kanë ndezur fishekzjarre nga ballkonet e shtëpive për të mirëpritur vitin e ri

Shikoni videon 

 

Ora 00:18
Viti i Ri 2024, atmosferë elektrizuese në Shkodër! Qielli ndriçohet nga fishekzjarret

 

Shkodra ka dhuruar një atmosferë elektrizuese, ndërsa qytetarët u mblodhën edhe për të shijuar spektaklin e fishekzjarreve  në shesh.

Report Tv sjell pamjet nga spektakli i fishekzjarreve, ndërsa dhuroi një moment magjik për të qytetarët.

As në Shkodër nuk mungoi koncerti me muzikë.

Ora 00:11
Troket viti 2024, qytetarët në Vlorë mblidhen në shesh për të shijuar festën: Mbarësi për të gjithë

 

Viti i Ri tashmë ka mbërritur. Festime po mbahen në gjithë qytetet. Qytetarët në Vlorë janë mbledhur në sheshin kryesor për të shijuar magjinë e fishekzjarreve.

Qytetarët përmes mikrofonit të Report Tv urojnë shqiptarët për një vit më të mbarë.

Gëzuar qoftë një vit i mbarë për të gjithë familjet.

Gëzuar Vit më i Mbarë për pë të gjithë shqiptarët.

Ora 23:54
Qytetarët në Durrës nuk presin orën 00:00, nis plasja e fishekzjarreve

 

Në Durrës qytetarët nuk kanë pritur që akrepat e orës të shënojnë 00:00.

Ata kanë nisur me plasjen e fishekzjarreve, siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja