Natë e vështirë në Tiranë. 24 orë para festës së finales së shumëpritur në ‘Air Albania’ mes Romës dhe Feyenoord, ka pasur incidente dhe tensione në të gjithë Kryeqytetin. Përplasja ka nisur në rrugën 'Mustafa Matohiti', një prej zonave më të frekuentuara për jetën e natës në kryeqytet, ku 200 tifozë ultras të Feyenoord kanë përdorur shkopinj dhe gurë ndaj uniformave blu.Uniformat blu kanë ndërhyrë por tifozët e Feyenoord nuk u qetësuan, duke u nisur me shkopinj drejt zonës së stadiumit.

Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, janë plagosur 10 punonjës Policie dhe është dëmtuar një automjet policie. Policia ka shoqëruar 60 persona, 48 tifozë të  Romës 12 të Feyenoord. Vijon shoqërimi i personave të tjerë, të përfshirë në akte të dhunshme.

Report Tv ka raportuar live ngjarjen, ndërkohë që pati një moment shumë të rëndë kur një makinë policie u bë copa me gurë. Përplasje ka patur para Kryeministrisë te Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit', Drejtoria e Policisë së Tiranës, pranë rrugës 'Myslym Shyri' si dhe te Hotel 'Hilton', pranë 'Pallatit me Shigjeta' ku ndodhen të akomoduar lojtarët e Feynoord. 

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, janë plagosur 10 punonjës Policie dhe është dëmtuar një automjet policie. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shpërndarjen e tyre si dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 60 shtetas nga grupet e  tifozëve të dyja skuadrave, 48 shtetas italian dhe 12 shtetas holandez dhe vijon shoqërimi i personave të tjerë, të përfshirë në akte të dhunshme. Policia e Shtetit bën thirrje për shmangien e veprimeve të dhunshme, që nuk manifestojnë asnjë lidhje me sportin.

Të pajisur me gur dhe sende të forta në duar, tifozët nga Rotterdam tentuan të shkojnë drejt atyre të Romës, pranë stadiumit 'Air Albania', por u ndaluan nga policia dhe u shpërndanë në disa lagje të kryeqytetit. Ndërkohë që ka pasur tensione edhe nga tifozët nga Italia. Ata kanë qenë te Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe janë përleshur me policinë. Situata është vënë nën kontroll ndërkohë që forcat e policisë janë në tërren, të mbështetura nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe homologët e tyre nga Holanda dhe Italia. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:14
Përplasjet me tifozët, policia: 10 efektivë të plagosur, 48 italianë dhe 12 holandezë të shoqëruar

1653424797_dhuna11.jpg

Policia ka sjellë njoftimin zyrtar pas përplasjes me efektivët e policisë. Policia njofton se 10 policë janë dëmtuar, janë shoqëruar 48 italianë dhe 12 holandezë.

“Sonte në mbrëmje, një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit "Air Albania" dhe sipas informacioneve tentonin të përplaseshin me një grup tifozësh të skuadrës tjetër. Shërbimet e Policisë kanë tentuar t'i ndalojnë në rrugën "Mustafa Matohiti", ku tifozët e skuadrës Feyenoord, në mënyrë të dhunshme kanë goditur punonjësit e Policisë me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta. Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së DVP Tiranë ku dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj.

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, janë plagosur 10 punonjës Policie dhe është dëmtuar një automjet policie. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shpërndarjen e tyre si dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 60 shtetas nga grupet e  tifozëve të dyja skuadrave, 48 shtetas italian dhe 12 shtetas holandez dhe vijon shoqërimi i personave të tjerë, të përfshirë në akte të dhunshme. Policia e Shtetit bën thirrje për shmangien e veprimeve të dhunshme, që nuk manifestojnë asnjë lidhje me sportin.

Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë, për të parandaluar shkatërrimin e pronës si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv që do të zhvillohet në "Air Albania". Dhe për këtë ka marrë të gjitha masat që parashikon ligji. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të mos provokohen nga individë apo grupe tifozësh që mund të jenë nën efektin e alkoolit dhe të njoftojnë menjëherë në 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo tentativë të prishjes së rendit dhe sigurisë”, njofton policia.

Ora 00:13
Përplasjet e dhunshme, 9 policë dhe 4 tifozë përfundojnë në spital, 3 italianë dhe 1 holandez

 

9 policë dhe 4 tifozë, 3 prej të cilëve italianë dhe 1 holandez kanë përfunduar në spital nga përplasjet e sotme të dhunshme në rrugët e Tiranës. Policët po kurohen në spitalin e Traumës.

Ora 23:37
Jo vetëm holandezët, përplasje me policinë edhe tifozët e Romës (VIDEO)

 

Në përplasjet me efektivët e policisë nuk janë përfshirë vetëm tifozët holandezë, por edhe ata të Romës. Në përplasjen tek ura pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë kanë qenë tifozët e Romës, ndërsa në rrugën Mustafa Matohiti ishin të Holandës.

Ora 23:35
Tensionet, 2 autobusë me tifozë italianë do të kthehen mbrapsht, rreth 70 prej tyre

1653427432_Screenshot1.jpg

2 autobusë me rreth 70 tifozë italianë do të kthehen mbrapsht për në Itali. Ata po presin në port tu kthyer prej  tensioneve në Tiranë. Ata do të dëbohen për shkak se shkaktuar trazira.

Ora 23:21
VIDEOLAJM/ Përplasjet me policinë, ja si shpërndahen dhjetëra tifozët e Feyenoord në rrugët e Tiranës

 

Policia e Tiranës me FNSH po shpërndajnë tifozët e Feyenoord në Tiranë, ku gjendja në disa zona ka agravuar me përplasje mes tifozë e efektivëv. Report Tv sjell një video sesi shpërndahen tifozët holandezë.

Ora 23:19
Përplasjet me tifozët e Feyenoord, gjashtë policë të dëmtuar

1653424856_dhuna2.jpg

Deri tani kanë shkuar për ndihmë mjekësore të lënduar me shishe, gurë e shkopinj nga përplasjet me tifozët e Feyenoord, 6 punonjës policie të patrullës së përgjithshme dhe shqiponjave.

Ora 23:03
Tifozët holandezë sulmojnë autobusin me tifozët e Romës, shoqërohen nga policia (VIDEO)

Tifozët holandezë po përplasen me policinë në disa zona të Tiranës. Report Tv sjell video nga zona e ’21 dhjetorit’ pranë Inxhinierisë, ku tifozët holandezë kanë sulmuar një autobus me tifozët italianë. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shoqëruar disa tifozë të Feyenoord. 

Ora 22:36
Gjendet një thikë në vendin ku tifozët shkatërruan makinën e policisë (VIDEO)

 

Në vendin ku u shkatërrua makina e policisë gjatë përplasjes së tifozëve është gjetur një thikë.

Ndërkohë në  vendngjarje ka mbërritur karotreci për te marrë makinën e dëmtuar.

Ora 22:34
Ka përplasje edhe pranë Hotel Hilton ku qëndron ekipi i Feyenoord

1653423130_Sequence03.01050207.Still018.jpg

Një tjetër përplasje raportohet në Tiranë. Pranë Hotel Hilton në kryeqyteti, ku është akomoduar ekipi i Feyenoord, pranë Pallatit me Shigjeta ka incidente.

Ora 22:18
VIDEO/Tifozët holandezë bëjnë copa makinën e policisë

 

Tifozët holandezë kanë shkatërruar një makinë policie gjatë incidenteve në Tiranë.

 

Ora 22:13
Tifozët holandezë vijojnë përplasjen me policinë, dëmtohet edhe një polic tjetër

 

Tifozët holandezë vijojnë përplasjen me efektivët e policisë pranë urës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Report Tv mëson se është dëmtuar edhe një tjetër polic.

Ora 21:52
Incidentet, policia fillon të shoqërojë tifozët problematikë (VIDEO)

 

Policia ka filluar të shoqërojë tifozët që kanë shkaktuar incidente në Tiranë.