Ditën e sotme një tjetër incident është shënuar në veri të Kosovës, konkretisht në Leposaviç ku policia e Kosovës ka shtënë me armë zjarri drejt një veture që goditi makinën e efektivëve dhe nuk u ndal për kontroll në postobllokun e ngritur.

Sipas një njoftimi të bërë për mediat, vetura gjatë lëvizjes ka goditur policinë e Kosovës duke u rrezikuar jetën efektivëve të cilët për të neutralizuar rrezikun kanë qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar plagosjen e një serbi. Ky i fundit po merr trajtimin mjekësor të nevojshëm dhe gjendja e tij raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Mbi rastin në fjalë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla i cili u shpreh i shqetësuar dhe tha se veprimi i policisë ishte i justifikuar pasi kishte qëllim neutralizimin e situatës dhe shtoi se po punohej për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:53
Incidenti me armë në veri të Kosovës ku u plagos një serb, Zveçla: Efektivët u detyruan të hapnin zjarr ndaj personave që goditën veturën e policisë

1671389938_1650012129xhelalsvecla600x360.jpg

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla ka reaguar për incidentin e ndodhur ditën e sotme në Leposaviç ku vetura e zyrtarëve policorë u godit nga disa persona që tentuan t’i shmangeshin postobllokut policor.  

Ai tha se ishte i shqetësuar për incidentin dhe shtoi se efektivët e policisë kishin qenë të detyruar të hapnin zjarr në drejtim të veturës për të neutralizuar situatën.

“Thellësisht i shqetësuar për incidentin e fundit në Leposaviç. Dy persona në një automje tentuan t’i shmangeshin një postiblloku policor. Ata e goditën veturën e Policisë së Kosovës qëllimshëm dhe vunë jetët e zyrtarëve policiorë në rrezik. Zyrtarët e Policisë së Kosovës ishin të detyruar të shpërndanin zjarr në drejtim të veturës, për ta neutralizuar situatën”, shkroi ministri.

Zveçla u shpreh se rasti po hetohej nga policia dhe bëri me dije se personi i plagosur po merr trajtim në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.