TIRANË – Diplomacia shqiptare kërkon sqarime nga qeveria maqedonase lidhur me incidentet e tre javëve të fundit në këtë vend. Drejtori për rajonin në Ministrinë e Punëve të Jashtme Vladimir Pulaj ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme. Ai ka thënë se i është drejtuar një shkresë zyrtare ambasadorit të Maqedonisë në Tiranë për këtë çështje.

KOSOVA
Deputetët e opozitës kanë kërkuar detaje lidhur me deklaratat e kryeministrave Berisha dhe Thaçi për bashkimin Kosovë-Shqipëri. Përgjegjësi i MPJ, Lulëzim Çota është shprehur se deklaratat kanë ardhur në formë reagimi ndaj disa raportimeve të mediave serbe dhe europiane.

DEKLARATAT BERISHA - THAÇI
Kryeministri Berisha ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova do të integrohen bashkë në BE, ndërsa Thaçi është shprehur se nëse do të kërkohej ndarja e Kosovës, do të ishte mirë të bashkohej me Shqipërinë.

(aq/shqiptarja.com)