Incidentet, ligji për amnisti nuk
pranohet në veri të Kosovës

Incidentet, ligji për amnisti nuk<br />pranohet në veri të Kosovës
Ekipi drejtues për themelimin e Bashkësisë së Komunave serbe në Kosovë, i ka dërguar letër bashkësisë ndërkombëtare me të cilën tërheq vëmendjen se incidentet janë të drejtuara kundër stabilizimit para zgjedhjeve.

Ekipi shpreh keqardhje për, siç thotë, “vrasjen e tmerrshme” të pjesëtarit të EULEX-it dhe shton se “bashkësia serbe në veri nuk guxon të mbetet peng i çfarëdo krimi” e me “ miratimin e Ligjit për Amnisti, i cili, thotë ekipi, është ndryshuar në krahasim me atë që është arritur nga Marrëveshja në Bruksel, serbët e të tjerë do të mbeten pa mbrojtje.

"Me këtë akt serbët dhe joshqiptarët në Kosovë edhe më tej do të mbeten subjekt i procedurave eventuale penale, ndërsa është shkelje e hapët e Marrëveshjes së Brukselit”, thuhet në këtë letër, njofton Tanjug.

Ekipi... konsideron presion se "pa mirëkuptim dhe pa përkrahje të bashkësisë ndërkombëtare në këtë moment më të ndjeshëm politik e të sigurisë në 14 vjetët e fundit, bashkësia serbe nuk ka kurrfarë perspektive në sistemin ligjor të Kosovës”, thuhet në këtë letër.


Marrë nga gazeta Express
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet