SHKUP – Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto nisi sot një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, zotit Nikolla Poposki. Në programin e vizitës veç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy ministrave të Punëve të Jashtme, janë parashikuar takime të Ministrit Haxhinasto edhe me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, zotin Gjeogje Ivanov, me Kryetarin e Parlamentit, zotin Trajko Veljanovski, me Kryeministrin, zotin Nikolla Gruevski dhe me Zëvëndëskryeministren për Çështjet e Eurointegrimit, znj. Teuta Arifi. Gjithashtu ministri Haxhinasto do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni.

(aq/shqiptarja.com)