Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka marrë një vendim në lidhje me incidentet e ndeshjes, Kroaci-Çeki, ku ka gjobitur me 100 mijë euro Federatën e Futbollit të Kroacisë.
Tifozët kroat kanë ndërprerë ndeshjen për disa minuta duke hedhur në fushë fishekzjarre. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të UEFA-s.
Perveç gjobës, UEFA i ka kërkuar Federatës së Futbollit Kroate, që të mos shesë bileta deri në fund të turneut për tifozët duke i konsideruar ata huliganë.
Ky dënim për Kroacinë mund të konsiderohet i lehtë pasi ata mund të rrezikonin përjashtimin nga Kampionati Europian.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com