Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë ka njoftuar qendrën e Bashkimit Evropian në Bruksel, se është duke u marrë intensivisht me hetimet lidhur me incidentet e fundit në veri, me ç’rast humbi jetën shqiptari Selver Haradinaj.
Kështu, derisa EULEX-i dhe autoritetet kosovare të bëjnë punën e tyre, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, kërkoi nga të gjitha komunitetet të qëndrojnë të qetë dhe ta lënë çështjen në duart e policisë.
Kocijanciq tha se BE-ja po merret seriozisht me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetës së qytetarit në veri të Kosovës
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com