Incidentet në protestë! Veliaj: Budallenj që u rrahën me njëri tjetrin! Teatri do të jetë xhevahiri i ri, nuk dorëzohemi (VIDEO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh sot se puna nuk do të ndalet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. "Ditën që u prish shtëpia, edhe gjyshi, edhe nënë Qamilja, qanë. Kishin shumë kujtime aty, në atë shtëpi të amortizuar nga tërmeti, e cila s’mbante më, ra me prekjen e parë.

Sot qamë për herë të dytë, me lot gëzimi për futjen në shtëpinë e re, më moderne e me të gjitha kushtet. Edhe Teatrin e ri Kombëtar, xhevahirin e ri të Tiranës dhe strehën e të gjithë artistëve, do ta presim me po kaq ngazëllim. Kemi nisur nga puna. Të kishin qenë aq veta Teatri do të kishte dalë me fitim teatri. Pse mendon se do të pyes unë ata budallenj. Erdhën për të bërtitur për mua dhe Ramën dhe u rahën me njëri tjetrin, jo vetëm që nuk fituan gjë por teatrin e kanë për show.

Por rrihnin njëri tjetrin. Shkon te ata që të rrahin të bëjnë peshk. Këta harxhojnë kohë kot. Edin do ta sjell, por ka pasur shumë ngarkesa. Ti do me bërë punë të bukura të mira, por ke lloj lloj thikash pas shpine. Nëse kjo ndërtesë ka mbaruar, më mirë t'i themi lamtumirë. Ata sikur kanë shkuar te këndi i lodrave do të shkojnë edhe te tetari. Nuk dorëzohemi' tha ai. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironci: 20/05/2020 08:31

    Harroi protestat e veta ketu qe i hudhni nga muri atehere si kurva shoket e vet ket dhe taulantin te pallati kongreseve haaaaaaaaaaaaaaaa

    Përgjigju
  • Diana: 19/05/2020 15:30

    Popull ngrihu mos duro keta hajdute te te vjedhin te ardhmen e femijeve tuaj...

    Përgjigju
  • Niko: 19/05/2020 14:32

    O ti je mashtruesi me i madh qe ka njohur ndonjehere Shqiperia. Po a i the gjithe popullit qe Tirana do kishte NDERTIME ZERO ne qender te Tiranes. Vetem per kete ti nuk duhet te dalesh nga shtepia. Po ku kane turp mashtruesat. Popull dele qe nuk i therret hajdut sa here qe del nga shtepia.

    Përgjigju
  • ppa: 19/05/2020 14:11

    Me cudit qendrimi i analisteve qe cdo nate neper TV, shprehin mendimin e tyre; nderkohe gjithe sondazhet, jane kunder tyre mendimit te tyre; pergjigjia- duhen bojkotuar.

    Përgjigju
    • Ppp: 19/05/2020 15:54

      ......sondazhet e kujt? Per Ertv e ke fjalën?! E ke degjuar Agim Kajmakun? Sapo fitoi tenderin për plehrat kimikë. Por Agimi është në kërkim nga policia! Gjithë sondazhet- thotë, sikur po flet për New York e jo per Kolumbinë e Evropës. Shqiptarët kërkojnë azil si sirianët nëpër Evropë, ti militant ujësjellësi gëzohesh që behet teatër i Ri me 30 milion euro në vendin më të varfer të Evropës. Këto janë prioritet e Shqipërisë?! Populli pret hapjen e negociatave ripjellja gjeti moment per te hapur një konflikt të ri ndër shqiptarë. STOP SUFLLAQEVE

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë